Feja Është e Rrezikshme – Pjesë Nga Religulous i Bill Maher

Kjo video është konkludimi i dokumentarit Religulous të Bill Maher. Në këtë dokumentar, Billi e çjerr keqas maskën e fesë duke ekspozuar shumë absurditete dhe anë mashtruese të saj.

Në dokumentar paraqiten besimtarë nga të tri fetë e mëdha të cilët duket se mezi e presin ardhjen e fundit të botës dhe Ditën e Gjykimit. Fatkeqsisht, në një botë me kaq shumë armë bërthamore, një gjë e tillë nuk do ishte aspak e vështirë.

Gjashtë minutat e fundit të dokumentarit janë me të vërtetë rrënqethëse. Konkluzioni final i Billit është:

Nqs botës me të vërtetë i vjen fundi, ose nqs çalon për tek e ardhmja e dërrmuar nga një sulm terrorist bërthamor i frymëzuar nga feja, le ta mbajmë mend cili ishte problemi i vërtetë: që ne mësuam si të shkaktojmë vdekje në shkallë masive pa arritur më parë të kapërcejmë çrregullimin neurologjik për ta dëshiruar një gjë të tillë.

Është një dokumentar që me të vërtetë ia vlen të shikohet i gjithi.

Scroll to Top