Të gjitha fetë nuk mund të jenë të sakta, por ato mundet të jenë të gjitha të gabuara

Kur lexojmë për fetë monoteiste, të gjitha ato flasin për zotin dhe besojnë në të. Por cila nga ato është e vërteta kur dihet që ato nuk bien dakord me njëra-tjetrën në lidhje me dëshirat dhe rregullat e zotit? Mundësitë për vërtetësinë e tyre janë:

Të Gjitha fetë

1. Të gjitha janë të sakta,

2. Vetëm njëra nga ato është e saktë,

3. Të gjitha janë të gabuara.

Por është e kuptueshme që të gjitha ato nuk mund të jenë të sakta për shkak të ndryshimeve të dallueshme në mes tyre. Mundësia e parë eleminohet.

A mund të ketë vetëm një nga ato që është e saktë, kur ato kanë shumë gjëra të përbashkëta dhe është e pamundur të vlerësohet cila nga ato është gabim në krahasim me një tjetër? Një mendje racionale do të thoshte që jo, ose të paktën probabiliteti për të zgjedhur të saktën (0.33) është sa gjysma e probabilitetit për të zgjedhur të gabuarën (0.66).

Pra shanset që ti mund të zgjedhësh fenë e gabuar dhe të zemërosh zotin e tyre janë dy herë më të mëdha se shanset për të zgjedhur atë të vërtetën. Me fjalë të tjera, ka më shumë gjasa që po të mos zgjedhësh asnjërën prej tyre ke bërë zgjedhjen e duhur. Një arsyetim i tillë të nxjerr në konkluzionin që asnjë nga ato nuk është e vërtetë dhe se të gjitha janë të gabuara.

Por nqs të trija fetë monoteiste janë të gabuara dhe pjella të imagjinatës njerëzore, po për zotin e tyre ç’mund të thuhet?

Të ngjashme