Aritmetika e Allahut: Një Dështim Total

Si shumë çështje të tjera të prekura në Kuran, edhe çështja e trashëgimisë është tepër problematike. Kjo në sajë të një paaftësie për të kryer veprime të thjeshta aritmetike të profetit të fesë islame. Si rrjedhojë, sot kemi një lëmsh që vetëm me disa dredhi juridike mund të zgjidhet.

Numrat më poshtë janë marrë direkt nga Kurani, më specifikisht nga vargjet 4:11 and 4:12 që thonë:

4:11 “All-llahu ju urdhëron për (çështen e trashigimit) fëmijët tuaj: për mashkullin hise sa për dy femra; nëse janë (trashëgimtare) vetëm femra, dy e më shumë, atyre ju takojnë dy të tretat e pasurisë që trashëgohet; nëse është një femër, asaj i takon gjysma; për prindërit, për secilin nga ata, iu takon e gjashta nga ajo që ka lënë (i vdekuri) nëse ka fëmijë; e nëoftëse (i vdekuri) nuk ka fëmijë e atë e trashëgojnë (vetëm) prindërit, atëherë nënës së tij i takon një e treta; në qoftë se ai (i vdekuri) ka vëllezër, nënës së tij itakon vetëm një e gjashta, (kjo e drejtë në trashëgim bëhet) pasi të kryhet (vasijjeti) që ka lënë dhe pasi të lahet borgji; ju nuk dini se kush është më afër dobisë suaj. (Ky përcaktim është) Urdhër nga All-llahu. Vërtet All-llahu është më i Dijshmi, më i Urti.”

4:12 “Juve ju takon gjysma e asaj (pasurie) që e lënë gratë e tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë, por nëse ato kanë fëmijë, juve ju takon një e katërta nga ajo që lënë ato, pasi të kryhet testamenti i tyre dhe pasi të lahet borgji. Atyre (grave) ju takon një e katërta nga ajo që lini ju, nëse nuk kini fëmijë, por nëse keni fëmijë, atyre ju takon një e teta nga ajo që leni pas kryrjes së testamentit qëkeni përcaktuar ose borxhit. Në qoftë se (i vdekuri) është mashkull ose femër, e trashëgohet nga ndnjë ilargët (pse s’ka as prindër as fëmijë) po ka hjë vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë secilit prej tyre u takon një e gjashta, e në qoftëse sejanë më shumë (se një vëlla ose se nj motër) ata janë pjesmarrës të barabartë në të tretën (e tërë pasurisë), pas testamentit të porositur ose borxhit, e duke mos dëmtuar (trashëguesit). Ky përcaktim është porositur prej All-llahu. All-llahu është i gjithëdijshmi, jo ingutshëm.”

Aritmetika e Allahut
Aritmetika e Allahut

Ja të analizojmë një skenar ipas numrave në vargjet e mësipërme.

  • Burri vdes dhe lë pas gruan dhe dy vajzat, si dhe dy prindërit.
  • Dy vajzave u takon dy e treta e pasurisë. 2/3
  • Gruas normalisht do i takonte një e katërta, por ngaqë çifti kishte dy vajza asaj i takon një e teta. 1/8
  • Prindërve gjithashtu do u takonte një e treta nqs i vdekuri nuk do kishte fëmijë, por meqë dy vajzat futen në pjesë atyre u takon secilit vetëm një e gjashta. 1/6 x 2 = 2/6 ose 1.3

Kushdo që di të bëjnë veprime me thyesa do dalë krejt kollaj në rezultatin se 2/3 + 1/8 + 1/6 +1/6 = 1 e 1/8.

I bie që nuk do ndahet 100% e pasurisë së të vdekurit, por 112.5% e saj, që absurditisht është më shumë se personi ka në pronësi. Nga doli ai 12.5% i tepërt, a mos erdhi nga pasuria e komshiut?

Tani, për ta zgjidhur këtë problem kaq të thjeshtë por që ka shkaktuar e vazhdon të shkaktojë kaq shumë vuajtje, juristët islamikë kanë dalë me një ide gjeniale tragjikomike.

Së pari, thonë ata, gruaja merr 1/8 e pasurisë së burrit, dhe pastaj ajo që ngelet ndahet sipas numrave të mësipërm. A ka si bëhet më qesharake se kjo? Çdo gjë që ndahet mbi bazën e përqindjes duhet të rrumbullakoset tek 100%shi, ndryshe ndarja është e pakuptimtë dhe gabime të tilla u falen vetëm njerëzve primitivë por jo Allahut të Gjithëditur. Edhe një herë, kjo flet krejt qartë për natyrën njerëzore të librave fetarë si manuale të mbajtjes së popullatës nën kontroll.

Scroll to Top