Kapitulli 1: Vegimi i Një Profeti të Rremë

1.1 Pretendimet Profetike të Muhametit

Islami është një fe që doli nga pretendimet apo dëshmitë profetike, mësimet dhe jeta e Muhametit në fillim të shekullit të shtatë të epokës së Krishtit (era jonë). Gjatë asaj kohe, paganizmi i vjetër arab ishte në proces të një shpërbërjeje të ngadaltë dhe Judaizmi dhe Krishterimi po fitonin popullaritet gjerësisht. Disa profetë të vetë-shpallur kishin dalë me shkalla të ndryshme suksesi të të bindurit të njerëzve. Në këto fillime, Muhameti ishte njëri nga ata, por me kalimin e kohës ai në mënyrë të suksesshme i ndërthuri disa elementë bazë të Judaizmit dhe Krishterimit me praktikat pagane duke shtuar edhe një nocion krenarie kombëtare arabe e cila u bë feja që njohim sot.

Nga burime autentike islamike, duket sikur Muhameti e shikonte veten si pasardhësi i njerëzve të Testamentit të Vjetër i cili u dërgua në një mision hyjnor nga ai dhe i vetmi Zot, Allahu. Ashtu si Noah, Jonah, dhe Elijah, ai predikonte një mesazh fetar në emrin e këtij Mbreti Suprem. Ashtu siç Moisiu, edhe ai nxirrte ligje në emër të tij, dhe si Abrahami, edhe ai ishte jo vetëm mbajtësi i të drejtës por edhe themeluesi i një komuniteti të drejtë. Por ndryshe nga Krishterimi dhe Budizmi, sipërmarrja e tij fetare do ishte një dështim i plotë nqs ai nuk do zhveshte shpatën dhe të vendoste me forcë fenë e tij mbi të tjerët.

Muhameti u deklarua si profeti i Allahut kur ai ishte rreth 40 vjeç. Në hadithin e tij (1:3), Bukhari shënoi përvojën e parë të Muhametit me engjëllin Gabriel. Por kjo përballje hyjnore ishte më pak parajsore e më tepër demonike. Ndërsa në shpellën e Hirës, engjëlli Gabriel iu afrua Muhametit me disa mesazhe të shkruara nga Allahu dhe i kërkoi t’i lexonte. Muhameti u përgjigj që ai nuk dinte të lexonte. Tri herë Muhameti tha se nuk dinte të lexonte, por paverësisht Gabrieli me forcë ia dha mesazhin e Allahut, që ishte zbulimi i parë në Kuran.

Lexo (profet Muhamet) në emrin e Zotit Tënd i cili e krijoi njeriun nga një mpikse gjaku. Lexo! Zoti yt është më bujari, i cili mëson me lapës, mësoi njeriu atë që ai nuk e dinte.” (Kuran 96:1 – 5)

Pra e vërteta e mesazhit të Allahut filloi të zbriste mbi Muhametin në një mënyrë disi të dhunshme. Kjo mjafton për një njeri të arsyeshëm që ta dyshojë seriozisht vërtetësinë e mesazhit të Kuranit dhe besueshmërinë e Muhametit si profet. Çuditërisht, vetë Muhameti ishte i pari që e dyshoi vlefshmërinë e zbulimit. Ai u nxitua të kthehej tek gruaja e tij i çoroditur dhe i tmerruar. “Çfarë ka që nuk shkon me mua?” e pyeti gruan. Ashtu siç fëmijët fshihen nën mbulesa kur kanë frikë nga përbindëshat në errësirë, edhe Muhametin e mbështolli gruaja me një batanije, sepse ai nuk donte ta shikonte atë që i kishte shkaktuar atë frikën e tmerrshme. Ai mendoi se ose po çmendej ose po posedohej nga një shpirt i lig.

Mbas zbulimit të parë, Allahu ngeli në heshtje për rreth tre vite. Muhameti ishte kaq i trishtuar saqë ai vendosi të vriste vetveten. Disa herë ai pati qëllim të hidhej nga maja e malit, por çdo herë që shkonte atje, ëngjëlli Gabriel i dilte përpara dhe i thoshte, “O Muhamet! Ti je në të vërtetë Apostulli i Allahut.” Në këtë mënyrë, Muhameti filloi ta besonte se ishte vërtetë i dërguari i Zotit. I dërguari i një zoti kaq demonik influenca e të cilit gati e çoi Muhametin në vetëvrasje.

Vetëm pak njerëz janë në dijeni të përpekjeve të Muhametit për të vrarë veten. Pak udhëheqës islamikë ua mësojnë këtë myslimanëve të tyre sepse hedh një njollë mbi Muhametin duke sjellë dyshime ndaj vërtetësisë së tij dhe besueshmërisë së përvojave të tij profetike. Disa myslimanë i mohojnë burimet e këtyre tregimeve. Disa të tjerë më të zgjuar, në dijeni të burimeve, përgjigjen duke thënë se shokimi nga ato përvojat e bëri atë të përpiqej të vetëvritej.

Sipas Kuranit, Muhameti ishte vula e profetëve.

Muhameti nuk është babai i ndonjë nga njerëzve të tu. Ai është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve. Allahu ka njohuri për të gjitha gjërat.” (Kuran 33:40)

Sipas burimeve islamike (Bukhari 1.4.189; Muslim 30.5790; Sunan Abu Dawud 32:4071), Muhameti kishte një kokërr të madhe midis shpatullave që ishte sa veza e një pëllumbi. Ai thoshte se kokrra ishte vërtetim i profetësisë së tij. Por nuk ka ndonjë skripturë fetare që dëshmon se një gjë e tillë mund të merret si shenjë e profetësisë. Kjo nuk ishte tjetër veçse një deformim fizik që kushdo mund ta ketë. Nuk ka asgjë hyjnore në të. Del jashta kapacitetit të një menduesi llogjik se si një gjë e tillë mund të jetë një vërtetim që personi na qenka profet.

Muhameti nuk dha asnjë vërtetim se ai ishte profeti përveçse se fjala e tij që e pretendonte atë gjë. A gënjeu apo mos ishte nën një iluzion? Vlefshmëria e islamit si fe varet krejtësisht në besueshmërinë e Muhametit. Nqs nuk ka arsye të mirë për të besuar se Muhameti ishte korrieri i vërtetë i Zotit, mundemi të supozojmë natyrshëm që islami është fallco. Nëse do mund të vërtetojmë se Muhameti nuk është i besueshëm, atëherë islami do vetëshkatërrohet. Studjuesit që njihen më mirë me burimet arabike dhe që kishin një kuptim të qartë në lidhje me jetën e Muhametit si Margoliouth, Hurgronge, Lammens, Caetani, janë persona kyç që mund të vihen përballë Muhametit. Sa më shumë t’i lexojmë punët e tyre kërkimore, aq më e vështirë e kemi të mos jemi dakord me ta. Si mund të jemi të sigurtë që Muhameti nuk gënjeu? Muhameti pati deklaruar se është e pranueshme të gënjesh nqs bëhet për të çuar përpara çështjen e islamit duke shkatërruar armikun. Vetëm kjo e thënë e tij duhet të na bëjë të mendojmë sa herë ai e vuri në punë këtë princip ndërsa shpallte profetësinë dhe predikonte mesazhin gjoja të Allahut.

Nëse e marrim Kuranin si prova kryesore e profetësisë së Muhametit, dyshimi përsëri nuk largohet. Pyetja tjetër është të sigurohemi sa i fortë është Kurani si provë. Dhe ka dyshime serioze për vërtetësinë edhe të Kuranit. Ashtu siç profetësia e Muhametit, edhe Kurani është një libër që vetëshpallet. E përshkruan veten me terma të përgjithshëm, komenton, shpjegon, bën dallime, vendoset në kontrast me libra të tjerë fetarë dhe pretendon se është i shenjtë. Pretendimet e Kuranit janë madhështore, por ajo që është mizerje është se ky i ashtuquajtur libër i shenjtë dështon së vërtetuari profetësinë e Muhametit si dhe origjinën e vetë atij libër. Përfundimisht, bëhet një arsyetim rrethor. Kurani është fjala e Zotit sepse kështu tha Muhameti dhe Muhameti është i Dërguari i Zotit sepse kështu thotë Kurani. Arsyetimi rrethor është një lloj dështimi llogjike me të cilin ne nuk jemi të kënaqur.

Series Navigation<< Hyrje1.2 Turpi i Vargjeve Satanike >>
Scroll to Top