1.3 Burimet Tradicionale

Duket tepër e llogjikshme, dhe gjithashtu e pranueshme për myslimanët, të themi se nqs kemi një arsye bindëse për të besuar se Muhameti ishte i dërguari i Zotit, ne mund të konkludojmë se islami është feja e vërtetë dhe, në rast se ka arsye të forta për ta vënë në pikëpyetje vërtetësinë e Muhametit, islami do vetëshkatërrohej.

Në perëndim, kritikët e Muhametit nxitohen të shpallin se ai ose ishte poseduar nga demonët ose ndoshta vuante nga ndonjë sëmundje mendore ose edhe mund të ishte një mashtrues. Ne nuk kemi ndonjë provë konkrete që mbështet këto thënie apo të tjera; por të paktën të gjithë biem dakord që pati diçka që me të vërtetë nuk shkonte në rregull me Muhametin. Studjuesit perëndimorë e gjykojnë Muhametin sipas standarteve të moralit dhe ndërgjegjes njerëzore, por myslimanët e mendojnë ndryshe. Nga pikëpamja e tyre ata e kanë pranuar Muhametin si një ‘një qënie superiore’ dhe ‘mëshirën e Zotit mbi njerëzimin’ (Sina, 2008, f. 6).

Myslimanët i hedhin poshtë të gjitha sulmet ndaj besimit të tyre si polemikë anti-islamike dhe një keqinterpretim i llogaritur qëllimshëm i fesë së tyre nga paragjykimet e Krishtera të nxitura nga zionistët, por ironia është se, edhe nqs i hedhim tej duke mos i pranuar studjuesit perëndimor dhe të mbështetemi vetëm në burime autentike tradicionale për informacion, ne përsëri nuk mund të gjejmë diçka që sugjeron që Muhameti ishte një ‘qënie superiore’ apo ‘mëshira e Zotit mbi njerëzit’. Në fakt, ne kemi mijëra dëshmi që e portretizojnë atë si një kriminel psikopat.

Por, a mund të mbështetemi tek burimet tradicionale?

1.3.1 Besueshmëria e Burimeve Tradicionale

Njohuria dhe kuptimi ynë i islamit të hershëm dhe themeluesit të tij më së shumti mbështetet në shkrimet që ne quajmë Sira, Al-Maghazi, Kuran, Tafsiret, historia e Tabarit, dhe koleksionet Shahi Hadith.

Sira do të thotë ‘biografi’, dhe kështu Sirat Rasul Allah është biografia e Muhametit, i Dërguari i Allahut e shkruajtur nga Ibn Ishaq (CA 85/704 – 150/767), që është jeta më e hershme e Muhametit nga e cila mund të gjejmë ndonjë gjurmë. Ai ishte një nga autoritetet kryesore të kohës së profetit. Ndërmjet kritikët e hershëm myslimanë, Ishaq kishte një repitacion të madh (p.sh. Al-Zuhri fliste për të si ‘njeriu më i ditur në Maghazi’). Sira e Ishaq jep tregimin e vetëm mbi jetën e Muhametit dhe krijimin e islamit e shkruar brenda 200 viteve pas vdekjes së tij. Puna e Ibn Ishaq është shumë e rëndësishme për kërkuesit jo vetëm sepse ishte biografia më e hershme por edhe ngaqë Ign Ishaq ishte një mendimtar i lirë dhe nuk ndikohej nga tendencat e idhullimit. Ndërsa karakteri, mesazhi, dhe veprat e portretizuara brenda faqeve të shkrimit të tij janë krejt të kundërta e Krishit dhe dishepujve të tij, paraqitja kronologjike në Sira është e ngjashme në stil me librat e krishterë. Puna e tij përmban mjaft informacion të një karakteri që nuk e favorizon aspak profetin.

Al-Maghazi ishin ekspeditat e hershme apo grupet grabitëse në të cilat Muhameti mori pjesë në periudhën e Medinës. Por ky term duket se ka qenë përdorur më shumë në mënyrë të njëjtë me fjalën Sira.

Historia e al-Tabarit është një minierë informacioni për kërkime kritike dhe historike nga studjuesit perëndimorë. Ky historian persian ishte një mysliman i përkushtuar, një komentues i Kuranit, dhe i udhëtuar gjerësisht. Ai i kishte përkushtuar shumë kohë jo vetëm historisë por edhe matematikës dhe mjekësisë.

Tabari i nxori shumë nga materialet e tij nga tradita gojëdhënash dhe burime literature si puna e Abu Mikuaf, al-Wiqidi, Ibn Sa’d, dhe sigurisht Ibn Ishaq.

Dëshmia e Kuranit në origjinën e tij hyjnore mbështetet në Hadithet. Libri i Haditheve, apo libri i traditave, janë shënimet mbi ato që bënte Muhameti, çfarë gjërash i pëlqenin, çfarë bëhej në prezencën e tij dhe atë që ai e ndalonte. Koleksioni i haditheve gjithashtu përfshinte të thënat autoritative dhe veprimet e shoqëruesve të Muhametit. Muhameti e dinte që njerëzit po mbanin shënime të atyre që ai thoshte dhe tregimet e bëmave të tij qarkulloheshin. Ai ishte i vetëdijshëm i rrezikut që kjo paraqiste dhe këshillonte kundër kësaj praktike sepse disa nga ato fjalët që ai thoshte mund të futeshin në Kuran gabimisht (Brahmachari, 1999, f. 131). Por kjo tendencë e nisur ishte e vështirë të ndalej dhe u përshpejtua pas vdekjes së tij. (Walker, 2002, f. 172). Hadithi përmban edhe materiale nga koha para-islamike. Shumë gjëra u shtuan në hadith pas vdekjes së Muhametit me materiale të freskëta gjatë rritjes së perandorisë islamike.

Është e vërtetë se shumë nga Hadithet u sajuan përpara se imami Bukhari ta krijonte përmbledhjen e tij. Për shembull, Ibn Abi-I-Awja (i ekzekutuar në 772 të erës sonë për apostazi) u rrëfye para vdekjes së tij që ai i kishte sajuar më shumë se katër mijë hadithe, në të cilat ai u ndalonte myslimanëve ato që në fakt lejoheshin dhe anasjelltas, dhe se ai i detyronte myslimanët ta prishnin agjërimin kur ata duhej ta bënin atë (Warraq, 2003, f. 45). Rasti i Awja është vetëm një nga shembujt e tillë. Ka pasur raste ku shumë hadithe janë shpikur për t’u shërbyer qëllimeve politike të Umyjadëve, Abasidëve, dhe më vonë të dinastive të Kalifëve dhe kështu kalimi i traditave nga brezi në brez ra tek një nivel i një sipërmarrjeje biznesi (Goldziher, 1971, f. 169) si një mënyrë jetese. Një sasi e madhe materialesh joislamike u mor nga përmbledhësit të cilët edhe përfshinin thënie të zgjuara budiste, tregime romake dhe vargje nga skripturat Zorostriane, Çifute, dhe të Krishtera dhe madje edhe filozofi greke (Gibb, 1969, f. 51). Shumë shpejt, numri i haditheve në qarkullim dhe i atyre që po shpikeshin u bë i paimagjinueshëm. Si një autoritet mysliman shkruajti, “askund nuk i gjejmë të devotshmit të përkushtuar ndaj fallsiteteve se tek traditat” (Nicholson, 1969, f. 145). Kështu pra ishte urgjentisht e nevojshme të kompilohej një koleksion autentik. Kompilimi më i njohur dhe autoritativ është ai i Bukharit. Thuhet se Bukhari pati ekzaminuar një total prej 600 mije traditash. Ai ruajti rreth 7 mijë që do të thotë se ai hodhi poshtë rreth 593 mijë të tjera si jo autentike (Crone, 1987, f. 33). Por ngaqë shumë nga ata ishin përsëritje, vetëm rreth 2760 ngelën në total. E dyta pas koleksionit të Bukharit vjen puna e Muslim Ibn al-Hajaj, që përmban tre mijë tradita. Këto kompilime besohet se janë Sahih Hadith (tradita autentike).

Shumë zhgënjyese për myslimanët, këto pesë burimet e mësipërme islamike më të vjetra e më të besueshme nuk e portretizojnë Muhametin një ‘qënie superiore’ apo ndonjë lloj ‘mëshire të Zotit në mes të njerëzve’. Burimet zbulojnë se ai ishte një hajdut, gënjeshtar, vrasës, pedofil, një kurvar i pacipë, një bashkëshort tradhëtar, një përdhunues, një vrasës në masë, pirat shkretëtire, nxitës lufte por dhjeracak pa shtyllë kurrizore, dhe një tiran mizor dhe i llogaritur. Sigurisht që ky nuk është profili i karakterit të themeluesit të fesë së vërtetë.

Për më tepër, nuk ka arsye për të besuar se këto koleksione autentike të Bukharit ishin shtojca të mëvona nga rivalitetet e tjera fetare. Bukhari ishte një mysliman i devotshëm dhe sinqeriteti i tij ishte i padyshueshëm. Libra të tjerë tradicionalë u shkruan nga myslimanë të përkushtuar, kopjet e të cilëve janë ruajtur dhe padyshim që nuk do ishte karakteristikë e besimtarëve ta paraqisnin profetin e tyre si të lig. Në fund të fundit, Muhameti u kishte premtuar atyre parajsën në këmbim për pranimin nga ana e tyre e Muhametit si një profet. Si mund ta nxirrnin të keq ata Muhametin?

Në mënyrë të ngjashme, as besueshmëria e burimeve të Krishtera nuk mund të dyshohet. Në kohën kur Muhameti mori zbulimin e parë në fillim të shekullit të shtatë, Krishterimi ishte tashmë një fe e stabilizuar dhe kishte qenë ligj eksluziv i besimit në Perandorinë Romake, superfuqia e Mesdheut për më shumë se dy shekuj. Krishterimi kishte qenë mbjellë nga Etiopia në Irlandë, dhe nga Maroku në Gjeorgji, si dhe në Mesopotami, ajo zonë ku ndodhet Iraku i sotëm (Fletcher, 2003, p. 4, 6). Numri i madh dhe diversiteti i teksteve të Krishtera është një vërtetim i jetës intelektuale të Krishterimit brenda botës romake. Në fakt, kjo ishte një epokë e re ku ky besim me ngadalë po dilte nga ortodoksia fetare. Ndërsa shtrëngimi i Kishës Ortodokse po lehtësohej, pati një valë devijimesh teoligjike dhe të Krishterët e asaj kohe e vlerësonin Muhametin dhe sektin e tij si një tjetër grup që kishte dalë nga rruga e Zotit. Ishte e pamendueshme për ata që islami mund të ishte feja e re në kuptimin strikt të asaj fjale.

Udhëheqja islamike ngeli në një lidhje miqësore me popujt e krishterë të vendeve që ata konkuronin. Kurani 29:45 u kërkon myslimanëve të respektojnë Ahl al-Kitab-ët, njerëzit e librit, që do të thotë të krishterët dhe çifutët. Ishte tepër vonë për të krishterët që të kuptonin faktet rreth islamit.

Series Navigation<< 1.2 Turpi i Vargjeve Satanike1.4 Diskreditimi i Muhametit Duke Përdorur Burime Tradicionale >>

Të ngjashme