Konflikti Izrael – Palestinë: Një Shikim Historik i Shkaqeve dhe Pasojave të Tij në Ditët e Sotme

Konflikti në mes të çifutëve apo hebrejve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme është një i tillë i gjatë dhe me rrënjë të thella në historinë e dy popujve. Megjithëse nuk ka një përgjigje të thjeshtë se cili ka të drejtë e cili e ka gabim në këtë konflikt, shumë njerëz sot në botë mendojnë se e dinë me siguri cila palë është e shtypur e cila është pala shtypëse. Me këtë shqyrtim disi të gjatë dhe të mirë-kërkuar, do përpiqemi të paraqesim historinë e dy popujve në shekuj duke u fokusuar në konfliktet e nisura kryesisht mbas vitit 1948. Më poshtë kemi një kronologji të historisë së popullit çifut në ato vende.

Kohët e Lashta

  • Shekulli 20 – 18 para erës sonë (p.e.s.) – Kjo është koha e cila flet për patriarkët si Abrahami, Isaku dhe Jakobi.
  • Shekulli i 13 p.e.s. – Largimi nga Egjipti nën udhëheqjen e Moisiut.
  • Shekulli i 11 p.e.s. – krijimi i mbretërisë së Izraelit nën mbretërit Saul, David, dhe Solomon, si dhe ndërtimi i tempullit të parë nga ky i fundit.
  • Viti 931 p.e.s. – mbretëria ndahet në mes të Izraelit (në veri) dhe Judasë (në jug).

Robërimi në Babiloni dhe Periudha e Tempullit të Dytë

  • Viti 722 p.e.s. – Pushtimi Asirian i Izraelit
  • Viti 586 p.e.s. – Pushtimi Babilonian i Judasë, shkatërrimi i Tempullit të Parë dhe robërimi i elitave judase në Babiloni
  • Viti 322 p.e.s. – Rajoni pushtohet nga Aleksandri i Madh i Maqedonisë duke filluar kështu periudha me ndikim helenas
  • Viti 167 – 160 p.e.s. – Revolta Makabjane kundër ndikimeve helenase dhe Perandoria Seleucide. Festohet ridedikimi i Tempullit të Dytë nëpërmjet Hanukasë.
  • Viti 63 p.e.s. – Pushtimi romak i Judasë

Qeverisja Romake dhe Diaspora

  • Viti 70 i erës sonë (e.s.) – Çifutët revoltohen dhe romakët e shtypin revoltën me shpatë duke shkatërruar edhe Tempullin e Dytë.
  • Viti 132 – 135 i e.s. – Revolta e Bar Kokhbas kundër romakëve e cila përfundon me largimin e shumë çifutëve nga Judasa duke krijuar kështu diasporën.

Periudha e Mesjetës

  • Shekujt 8 – 11, Rajoni pushtohet nga kalifatet islamike të cilat fillimisht tregohen disi tolerantë ndaj çifutëve. Këtu është edhe Periudha e Artë e kulturës çifute në Spanjë me kontributin e gjerë të tyre në filozofi, shkencë, dhe poezi.
  • Vitet 1096 – 1291, Krusadat sjellin një dhunë të vazhdueshme ndaj çifutëve në shumë shtete evropiane. Këtu mund të përmenden pogromet e vazhdueshme në qytete të ndryshme të Evropës gjatë të cilave popullësitë çifute persekutohen në masë me turmat që linçonin shumë nga ata dhe duke u djegur shtëpitë e sekuestruar pronat. Sigurisht, e gjitha kjo ndodhte për shkak të fajësimit që popullësia e krishterë evropiane u bënte çifutëve për kryqëzimin e Jezu Krishtit.
  • Shekujt 16 – 17, periudha e rilindjes dhe reformave në Evropë sjell dëbimin e shumë çifutëve nga Spanja dhe Portugalia, shumë nga të cilët u larguan në drejtim të Perandorisë Otomane dhe më vonë për në kontinentin amerikan.

Periudha Moderne

  • Shekulli 19 – Rilindja Hebreje kultivon një rikthim në skenë të kulturës çifute me ngritjen e ndjenjës së nacionalizmit që advokonte për kthim në Zion (Izrael). Kjo është edhe lëvizja e famshme Zioniste që shumë kanë dëshirë ta përmendin sot në debate të ndryshme sa herë duan të demonizojnë popullin hebre. Kjo lëvizje nacionaliste nuk është aspak e ndryshme me ato të rilindasve shqiptare me të cilët ne krenohemi aq shumë si popull.
  • Fundi i shekullit 19, fillimi i shekullit 20 – Valë të shumta migruese çifute vazhdojnë në drejtim të Palestinës si pasojë e persekutimit të vazhdueshëm në Evropë.
  • Viti 1939 – 1945, persekutimi i çifutëve në Evropë kulminon me Holokaustin në Gjermaninë Naziste ku rreth 6 milionë çifutë zhduken në dhomat e gazit të kampeve naziste.
  • Viti 1948 – Krijimi i shtetit të Izraelit me 14 Maj sipas planit të ndarjes nga Kombet e Bashkuara dhe konfliktin pasues arabo-izraelit.

Kjo pra ishte një linjë kohore e shpejtë për të treguar rrënjët e popullit çifut në ato rajone ku gjenden sot. Nga ana tjetër, populli arab që përfshin edhe palestinezët e sotëm erdhën në ato zona me ngritjen e kalifateve islamike mbas vdekjes së Muhametit, profetit të fesë islame, pra duke filluar diku nga shekulli i 7-të i erës sonë. Më vonë këto kalifate u zëvendësuan me Perandorinë Otomane e cila po ashtu ishte myslimane në fe, siç ishin popujt e ardhur nga kalifatet islamike.

Siç e dimë, Perandoria Otomane u shkërmoq pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, dhe zonat në ndikimin e saj u ndanë ndërmjet fituesve të luftës që ishin Britania a Madhe dhe Franca. Britania e Madhe mori nën kontrollin e saj zonat që sot janë Izraeli, Gaza, Bregu Perëndimor, dhe Jordania.

Në vitin 1920, Lidhja e Kombeve i caktoi Britanisë së Madhe mandatin për Palestinën që pëfshinte zonat që sapo u përmendën.

Zionizmi

Siç e përmendëm pak më sipër, zionizmi ishte një lëvizje nacionaliste çifute me qëllim nxitjen e shpirtit kombëtar dhe kthimin në tokat e të parëve. Në vitin 1901 formohet Fondi Kombëtar Çifut me qëllim mbledhjen e fondeve për blerje të tokave nga pronarët arabë në tokat e mbretërisë së dikurshme të Izraelit. Në këtë kohë, në zonat e quajtura Palestinë të mandatit të Britanisë së Madhe, jetonin rreth 25 – 30 mijë çifutë krahas shumicës arabe. Duhet të kemi parasysh se popullësia e të dyja kombeve ishte e përhapur në ato zona duke mos pasur ndonjë shtet të mirëfilltë të asnjërës palë. Kishte shumë zona që edhe nuk ishin të banuara sepse konsideroheshin të papërshtatshme për bujqësi.

Ndërkohë, zionistët kishin filluar të blinin toka nga pronarë arabë që nuk jetonin në ato zona por që i kishin lëshuar tokat e tyre me qera ndaj familjeve të tjera arabe. Si rezultat i ndryshimit të pronësisë, shumica e këtyre fermerëve arabë u dëbuan nga toka të cilën e kishin punuar ndoshta edhe me breza. Kjo ngaqë pronarët e rinj çifutë e kishin blerë tokën me qëllim vendosjen e tyre atje që ishte në linjë të përgjithshme me misionin e rikthimit në atdhe. Kjo shkaktoi shumë pakënaqësi ndërmjet fermerëve arabë të shpërngulur nga ato toka.

Gjatë qeverisjes britanike pati shumë trazira dhe përlasje ndërmjet arabëve dhe çifutëve që sa vinin e rriteshin në numër, megjithë kufizimet në emigracion që atyre u vendoseshin nga Britania a Madhe dhe legalitetet e blerjes së tokave. Kjo sepse Britania e Madhe kishte interesa strategjike në rajon dhe nuk donte t’i përkeqësonte marrëdhëniet e saj me popujt arabë.

Një nga këto përplasje ishte ajo e vitit 1930, kur sheiku al-Kassam erdhi në Palestinë nga Siria (zonë që në atë kohë ishte nën kontrollin e Francës) dhe ngriti organizatën Dora e Zezë e cila kishte një mision anti-zionist dhe anti-britanik. Pati sulme të vazhdueshme kundër çifutëve në ato zona dhe dëmtimeve në masë të frutoreve të tyre. Në vitin 1935, në një betejë e sipër me forcat britanike, al-Kassam vritet diku afër qytezës së Yabad.

Me vdekjen e sheikut erdhi revolta arabe e cila nisi nga viti 1936 – 1939 në zonën e Palestinës gjatë së cilës mijëra hektarë të fermave dhe frutoreve çifute u shkatërruan. Britania e Madhe arriti ta shtypë revoltën, por jo pasi pothuajse 10% e meshkujve arabë u vranë në luftime e sipër. Numri i të vdekurve ndërmjet çifutëve kapte diku rreth 400 persona.

Këto ngjarje kishin një ndikim të madh në atë që do vijonte më pas, si dhe në kuptimin që nuk mund të kishte një pajtim ndërmjet çifutëve dhe arabëve në ato zona.

Menjëherë pas këtyre ngjarjeve pati një propozim zyrtar për ndarjen e zonave i cili u hodh poshtë kategorikisht nga pala arabe ndërkohë që pala zioniste e pranoi atë të paktën si një pikënisje e bisedimeve.

Shumë shpejt pas kësaj erdhi Lufta e Dytë Borërore, gjatë të cilës popullësia çifute në Evropën e pushtuar nga nazistët u persekutua rëndë. Gjatë kësaj periudhe, arabët në Palestinë ashtu si shumica e arabëve gjetkë nuk kishin ndonjë pozicion të vendosur në njërën anë apo tjetrën të palëve luftuese, megjitëse ata mbështeteshin nga Gjermania e cila kërkonte t’i kundërvinte ata ndaj hegjemonisë britanike në rajon.

Me mbarimin e luftës, fuqitë e mëdha që dolën nga lufta vendosën t’u japin çifutëve në rajon të drejtën e krijimit të shtetit të tyre. Aty nga viti 1947, popullësia çifute në rajon ishte rritur ndjeshëm duke i kaluar 600 mijë si shkak i politikave zioniste të vendosjes në ato zona nëpërmjet blerjes së vazhdueshme të tokave dhe rritjes së tyre natyrore. Kur arabët filluan ta kuptojnë qëllimin e zionistëve për t’u rivendosur në ato zona ata u munduan ta pengojnë këtë lëvizje duke e bërë të ndaluar shitjen e pronave tek çifutët. Por tashmë ishte tepër vonë dhe si rezultat një numër i konsiderueshëm çifutësh jetonin atje.

Lufta e Parë Arabo-Izraelite e Vitit 1948

Durimi i Britanisë së Madhe pati arritur kufijtë e tij dhe me përfundimin e Mandatit të dhënë nga Lidhja e Kombeve ajo vendosi të largohej përfundimisht nga zona me 14 Maj 1948. Asembleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pati votuar në Nëntor 1947 rezolutën 181(II) për ndarjen e Mandatit të Palestinës. Kjo ndarje i jepte çifutëve (të cilët kishin rreth 32% të totalit të popullësisë në zonë) 56% të tokave, kryesisht në rajonin e shkretëtirës së Negevit. Ndërkohë arabëve që përbënin rreth 68% të popullësisë iu caktua rreth 42% e tokës. Jeruzalemi dhe Betlehemi u konsideruan zona ndërkombëtare.

Kjo ndarje u pranua nga çifutët, megjithëse disi me rezervime, por u refuzua fuqimisht nga arabët të cilët e quanin ndarjen të padrejtë për shkak të numrit disproporcional të popullësisë.

Lufta izraelito-arabe e vitit 1948
en:User:Philg88, CC BY-SA 3.0 via Wikimedia Commons

Si pasojë, çifutët menjëherë deklaruan krijimin e shtetit të Izraelit po në të njëjtën ditë, shtet i cili u njoh menjëherë nga dy superfuqitë, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik. Gëzimi i tyre nuk do zgjaste aspak sepse menjëherë të nesërmen shteti i ri i sapoformuar u sulmua nga pesë ushtri arabe. Egjiptianët u futën nga juglindja, Jordania dhe Iraku kapën kodrat në Golan, ndërkohë që Siria dhe Libani u përplasën me forcat izraelite në veri.

Luftimet kaluan nëpërmes disa armëpushimeve të vendosura nga OKB-ja, armëpushime të cilat u dhunuan vazhdimisht nga të dyja palët. Me 7 Korrik 1948, forcat egjiptiane e rifilluan aksionin e tyre në jug ndërkohë që forcat izraelite u hodhën në ofensive në tre drejtime duke bërë që të shpërnguleshin rreth 60 mijë palestinezë nga zonat e Lidas dhe Ramlasë. Izraeli arriti një fitore të bindshme ndaj Egjiptit pas operacionit Horev ku ata e rrethuan ushtrinë egjiptiane në zonën e Gazës. Si rezultat, Egjipti kërkoi një armëpushim të përhershëm me Izraelin.

Ndërkohë, Izraeli i vazhdoi veprimet luftarake në Jug duke kapur pa përplasje ushtarake portin e Eilat në Detin e Kuq në zonën e Umm Rashrah.

Harta e mëposhtme tregon vendosjen e kufijëve pas përfundimit të veprimeve luftarake në mes Izraelit dhe shteteve arabe. Shikohet qartë që Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor ngelen jashtë territorit të Izraelit.

Si pasojë e luftimeve, rreth 711 mijë palestinezë ishin larguar nga vendbanimet e tyre. Në të njëjtën kohë, shumë çifutë që jetonin në vendet arabe u detyruan të largohen sa nga frika e raprezaljeve që u behej nga banorët arabë dhe sa nga politikat shterërore të dizanjuara që t’i ndëshkonin ata. Vlerësohet se rreth 700 mijë çifutë emigruan nga shumë shtete arabe në shtetin e sapo formuar të Izraelit, duke u strehuar kryesisht në zonat nga të cilat ishin shpërngulur palestinezët.

Siç shikohet, të dyja palëve u dha e njëjta mundësi nga OKB-ja për krijimin e shetit të tyre. Por ndërkohë që Izraeli e pranoi ofertën për të pasur shtetin e tij, arabët e hodhën poshtë atë duke ja kërcitur luftës sepse e donin të gjithën për vete.

Harta pas luftës së vitit 1948
Central Intelligence Agency, Public domain, via Wikimedia Commons

Lufta 6 Ditëshe e 1967

Kjo luftë u bë nga 5 deri më 10 Qershor 1967 ndërmjet Izraelit dhe shteteve në kufi me të që ishin Egjipti, Jordania, dhe Siria. Rrënjët e këtij konflikti mund të gjenden tek pasojet e menjëhershme të luftës së vitit 1948 me përshkallëzimin e tensioneve gjatë viteve në vijim. Çështjet kryesore të konfliktit ishin të lidhura me të drejtat e ujërave dhe kufijve territorialë dhe statusit të refugjatëve. Katalisti që i dha zjarr luftës ishte mobilizimi i forcave egjiptiane në gadishullin Sinai në Maj 1967 dhe vendimi i Presidentit egjiptian Gamal Abdel Nasser që të dëbonte forcën e emergjencës të OKB-së nga gadishulli, duke e bllokuar ngushticën e Tiranit që të mos futeshin anijet Izraelite për në portin e Eilatit. Izraeli e pati bërë të ditur që një gjë e tillë do përbënte shkak lufte për ata.

Si rezultat, Izraeli e nisi luftën me një goditje paraprake ajrore që kishte si synim shkatërrimin e forcave ajrore egjiptjane në aerodromet e gadishullit. Brenda orëve Izraeli pati arritur të ketë superioritet ajror. Konflikti pastaj u përhap me futjen e Jordanisë dhe Sirisë në luftë kundër Izraelit. Megjithëse në numër më të paktë se ushtritë arabe, forcat Izraelite arritën të kapnin Rripin e Gazës dhe gadishullin Sinai të Egjiptit, Bregun Perëndimor të Jordanisë dhe kodrat e Golanit nga Siria brenda 6 ditëve.

Përfundimi i luftimeve pati pasoja të mëtejshme në politikat e rajonit që vijnë deri në ditët e sotme. Zona nën kontrollin e Izraelit u katërfishua duke shkaktuar një numër tjetër refugjatësh palestinezë si dhe një pjesë të madhe të tyre që u ngelën nën pushtimin Izraelit. Sipas Izraelit, zonat e pushtuara konsideroheshin si zona sigurie që të garantonin se nuk do kishte luftëra të tjera. Ndërtimi i vendosjeve izraelite filloi pas pak në këto zona gjë e cila u quajt e paligjshme nga komuniteti ndërkombëtar.

Ngjarje të tjera që vlen të përmenden janë beteja e Yom Kippurit në 1973 kur Egjipti dhe Siria u hodhën në një sulm suprizë kundër Izraelit në ditën më të shenjtë sipas kalendarit hebraik duke u përpjekur të rimerrnin territoret e humbura në 1967. Lufta përfundoi me një armëpushim që çoi në një marrëveshje të arbitruar nga SHBA ndërmjet tri shteteve.

Më pas, nëpërmjet negociatave të vazhdueshme u arrit në Marrëveshjen e Kampit David në 1978 në mes Izraelit dhe Egjiptit ku Izraeli pranoi të tërhiqej nga gadishulli Sinai dhe njohjen e Izraelit nga Egjipti, shteti arab i parë që e bëri këtë.

Në vitin 1982, Izraeli pushtoi Libanin në kundërpërgjigje të sulmeve të Organizatës Çlirimtare Palestineze (OÇP) nga territoret libaneze. Konflikti dërgoi në dëbimin e OÇP-së nga territori i Libanit dhe me mbajtjen e Libanit jugor nën pushtimin izraelit deri në vitin 2000.

Në vitin 1987 – 1993 u organizua intifada (kryengritja) e parë kundër pushtimit izraelit në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, që karakterizohej kryesisht nga protesta, bojkote, dhe përplasje të dhunshme. Kjo solli vëmendje ndërkombëtare ndaj çështjes palestineze dhe e rriti presionin që të arrihej një zgjidhje në konfliktin izraelit-palestinez. Negociata të vazhdueshme kulminuan me Marrëveshjen e Oslos ndërmjet Izraelit dhe OÇP-së nga ku u krijua Autoriteti Palestinez dhe u caktua një kornizë ligjore për vetëqeverisjen e palestinezëve në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

Intifada e dytë ndodhi aty nga viti 2000 – 2005 gjatë së cilës pati luftime të ashpra nga të dyja palët që çoi disi në humbjen e shpresës së një paqeje ndërmjet të dy popujve.

Shkëputja e Izraelit nga Gaza

Në Gusht 2005, nën lidershipin e kryeministrit Ariel Sharon, Izraeli u tërhoq me vullnetin e tij nga Rripi i Gazës. Kjo përfshiu evakuimin e të gjitha vendbanimeve izraelite të krijuara mbas vitit 1967 në Gazë dhe katër vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Vendimi i Sharonit ishte kontroversial në Izrael megjithëse u pa si një përpjekje për të reduktuar konfliktin ndërmjet dy popujve, paverësisht se kjo nuk ndodhi. Shkëputja e Izraelit çoi në marrjen e kontrollit nga Autoriteti Palestinez që më vonë u mposht nga Hamasi në zgjedhjet e vitit 2006 ku Hamasi fitoi 74 vende në parlament nga 45 të partisë Fatah.

Gjatë vitit në vijim pati një përpjekje të vazhdueshme ndërmjet Hamasit dhe Fatah për kontrollin e institucioneve të cilat kulminuan me betejën e Gazës që ishte pak a shumë një grusht shteti i organizuar nga militantët e Hamasit të cilët arritën të marrin krejtësisht nën kontroll territorin e Gazës. Presidenti palestinez, Mahmud Abas, e nxori Hamasin të jashtëligjshëm megjithëse ata kishin nën kontroll de fakto terrirorin e Gazës.

Si pasojë, Izraeli me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar vendosi një embargo ndaj Gazës në mbështetje të administratës së Abasit dhe në përpjekje për ta dobësuar Hamasin duke e kufizuar transportin e mallrave dhe njerëzve brenda dhe jashta territorit. Ky konflikt i brendshëm i palestinezëve i dëmtoi edhe më tej përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje me Izraelin.

Mbasi mori pushtetin, Hamasi vendosi administratën e tij civile në Gazë e cila u karakterizua nga politika strikte sociale me bazë ideologjinë islamike duke mbajtur një qëndrim të fortë ushtarak kundër Izraelit. Sulmet me rraketa të Hamasit ndaj territoreve të Izraelit kanë qenë të shpeshta e të vazhdueshme, kryesisht të mbështetura financiarisht nga Irani dhe Katari. Vendet perëndimore përfshi SHBA e klasifikojnë Hamasin si një organizatë terroriste. Motoja e tij është “Nga lumi (Jordan) tek deti, Palestina do çlirohet.” Për ata që e kuptojnë drejt këtë moto, kjo nënkupton një largim të përhershëm të çifutëve nga e gjithë ajo zonë, por që gjithashtu dihet botërisht që Hamasi është përbetuar t’i luftojë çifutët kudo ata gjenden në botë. Kjo pra është një thirrje e hapur për gjenocid ndaj popullit çifut.

Konfliktet me Izraelin filluan shumë pak pas konsolidimit të pushtetit nga Hamasi, me të parin që ndodhi në vitin 2008, i ndjekur nga konflikte të vazhdueshme në vitin 2021, 2014, 2021, dhe deri tek i fundit që ishte edhe më i rëndi, ai i 7 Tetorit 2023.

Sulmet e 7 Tetorit

Me 7 Tetor 2023, një sërë sulmesh të koordinuara nga Hamasi dhe grupeve të tjera të armatosura palestineze shënuan një përshkallëzim të thellë të konfliktit izraelito-palestinez, që më pas çoi në luftën Izrael-Hamas. Pati inkursione të armatosura në territorin Izraelit, që mund të klasifikohet si pushtimi i parë që nga lufta e vitit 1948. I emërtuar si Operacioni Përmbytja Al-Aksa nga Hamasi dhe i referuar si e Shtuna e Zezë nga Izraeli, në këtë ditë pati një sulm të paprecedent që përfshinte rreth tre mijë rraketa të pasuara me sulme militantësh që u futën në territoret e Izraelit të jugut. Në shënjestër ishin vënë bazat ushtarake izraelite dhe bërja e masakrave ndaj komuniteteve civile perreth Gazës, gjë që rezultoi në 1139 të vdekur—695 civilë izraelitë (përfshi 36 fëmijë), 71 shtetas të huaj, dhe 373 anëtarë të forcave të sigurisë izraelite. Për më tepër, rreth 250 izraelitë, përfshi 30 fëmijë, u morën peng në Rripin e Gazës. Shumë raste përdhunimesh të bëra nga luftëtarët e Hamasit janë raportuar. Kjo ditë shënoi humbjen më të madhe të jetëve të çifutëve që nga koha e Holokaustit.

Dhoma e një fëmije izraelit pas sulmit të Hamasit
Dhoma e një fëmije izraelit pas sulmit të Hamasit

Sulmi çoi në një përgjigje të fortë ushtarake nga Izraeli, me qëllim shkatërrimin e Hamasit dhe aftësive xhihadiste islamike në Gazë me qëllim vendosjen e sigurisë për shtetasit izraelitë. Ndër të tjera, qeveria izraelite ndaloi menjëherë pajisjen me electricitet dhe karburante të Gazës si pjesë e strategjisë për t’u përballur me Hamasin.

Që nga sulmi dhe kundërpërgjigja masive e Izraelit ka pasur një propagandë vazhdimisht në rritje të Hamasit dhe mbështetësve të tij në lidhje me vdekjet e civilëve në Gazë si pasojë e veprimeve ushtarake të Izraelit. Bota perëndimore është mbushur me protesta nga të ashtuquajturit grupe liberale të cilët duket qartë se janë krejtësisht të keqinformuar në lidhje me konfliktin duke e klasifikuar Hamasin si një organizatë liridashëse.

Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta se kjo gjë. Hamasi nuk janë tjetër veçse një shartim në mes ISIS-it, talibanit, dhe nazistëve të Hitlerit. Llomotitjet e Hamasit për çlirimin e territoreve palestineze nuk e kanë fjalën për territoret e pushtuara si rezultat i luftërave të vazhdueshme që nga viti 1948 kryesisht të nxitura apo shkaktuara direkt nga vendet arabe. Jo! Ajo që kërkon Hamasi, siç e përmendëm edhe më sipër, është shfarosja e çifutëve jo vetëm nga e gjithë ajo zonë por edhe kudo në botë. Sipas haditheve të konfirmuara islamike, profeti Muhamet pati deklaruar se Dita e Gjykimit nuk do vijë pa u zhdukur të gjithë çifutët nga bota. Këtë gjë e dëgjojmë vazhdimisht nga ajatollahët e Iranit, shtetit kryesor që mbështet sot Hamasin dhe terrorizmin në botë duke derdhur miliarda dollarë në ndihma ushtarake.

Pra qëllimi kryesor i Hamasit është zëvendësimi i Izraelit me shtetin e tyre islamik, ku aplikohet në mënyrë strikte Sheriati. Hamasi është i fiksuar mbas shfarosjes së çifutëve dhe madje ata kanë edhe kampet e tyre për të rinjtë të ngjashëm me ato naziste ku u mësohet fëmijëve se si të urrejnë çifutët. Në ato leksione thuhen nga pjesëmarrësit gjëra si, “e pyetëm Hitlerin pse i le të gjallë disa çifutë dhe ai u përgjigj me—që ju të shikoni sa të mbrapshtë janë.” A ka ku shkon ligësia më e madhe se kaq?

Kërkesat e paarsyeshme të Hamasit
Kërkesat e paarsyeshme të Hamasit

Karikatura e mësipërme vë në lojë kërkesat qesharake të Hamasit që kërkon me këmbëngulje spastrimin e zonës nga të gjithë çifutët (vdekje për të gjithë çifutët) ndërkohë që ata mbajnë peng popullësinë e Gazës e cila është shumica fëmijë, dhe nga përkulja po aq qesharake e perëndimit që deri vonë nuk e merrte seriozisht misionin e Hamasit.  Sekretari amerikan paraqitet duke e pyetur kryeministrin izraelit nëse ai do ishte i gatshëm të plotësonte të paktën gjysmën e kërkesave të Hamasit.

Problemi është se Hamasi nuk shënjestron vetëm izraelitët. Ç’është e vërteta, shtetasit e Gazës në fakt vuajnë shumë më tepër nën shtypjen e Hamasit në krahasim me jetën e tyre gjatë pushtimit izraelit i cili përfundoi në vitin 2005. Ashtu si regjime të ngashme shtypëse fashiste islamike, Hamasi nuk është aspak tolerant ndaj besimeve apo vlerave moderne të futura brenda popullatës së tyre. Dmth, ide si demokracia, liritë individuale, liria e të shprehurit, e drejta për të protestuar, liritë fetare, të drejtat e grave, etj., nqs ndonjë shtetas në Gaza do dëgjohej të fliste për ndonjë nga këto atij do iu thyheshin gjymtyrët me shkopinj nga militantët e Hamasit. Kushdo që guxon të kundërshtojë shkatërrimin e Izraelit si shtet ekzekutohet publikisht.

Nga ana tjetër, gazanëve të thjeshtë u kërkohet me detyrim që ata të martirizohen për çështjen e Allahut në luftë kundër Izraelit. Në fakt, sa më shumë civilë në Gazë të vriten nga sulmet izraelite, aq më shumë Hamasi beson se po e fiton luftën. Kjo sepse sipas logjikës së tyre shtetasit e Gazës janë të shpenzueshëm për çështjen e madhe të Allahut që synon shfarosjen e të gjithë çifutëve.

Hamasi duke u fshehur prapa civilëve
Hamasi duke sulmuar Izraelin i fshehur prapa civilëve

Një karikaturë ku tregohet se si Hamasi vazhdimisht gjuan rraketa në territorin izraelit nga ndërtesa civile në Gazë siç janë shkollat, spitalet, dhe banesa të ndryshme civile.

Kupola e Hekurt izraelite
Kupola e Hekurt izraelite

Ja dhe Kupola e Hekurt izraelite në përballje me rraketat indiskrimunuese të Hamasit.

Tani, përpara se ju si lexues të hidheni e të deklaroni se palestinezët në Gaza dhe Hamasi nuk janë të njëjtët, kini parasysh se shumica e palestinezëve e mbështesin Hamasin dhe e ndihmojnë në aktivitetit e tyre terroriste. Kjo ishte e vërtetë të paktën para se të fillonte lufta pas 7 Tetorit. Tani nuk mund ta dimë se sa ka ndryshuar mbështetja e gazanëve për Hamasin sepse është e vështirë të krijohen sondazhe të vlefshme në kushte lufte.

Sapo filloi lufta, numri i palestinezëve në Gazë vlerësohej tek rreth 2 milionë, dhe, kur Izraeli i paralajmëroi të braktisnin ndërtesat prej të cilave Hamasi gjuante me rraketa, rreth 300 mijë nga ata nuk pranuan të largohen. Këta palestinezë besojnë me të vërtetë se vetësakrifikimi i tyre për kauzën do e bëjë Izraelin të duket keq në sytë e botës, dhe kështu zgjedhin me qëllim të rrinë në ndërtesat e Hamasit deri kur të bombardohen dhe të vriten. Këtë ata e quajnë “një vdekje me dinjitet.” Ka të dhëna se disa nga ata kanë lënë fëmijët e tyre të kyçur brenda në shtëpi dhe kjo ngaqë Hamasi i paguan deri në $3500 për vdekje – shumë e cila nuk është ndonjë gjë në botën perëndimore, por është e konsiderueshme për familjet palestineze që jetojnë me më pak se $2 dita.

Gjithashtu, regjimi iranian e paguan Hamasin qindra mijëra, në mos miliona dollarë, për çdo çifut që ata vrasin. Hamasi ka marrë miliarda dollarë nga Irani që nga 2005, një pjesë e madhe e të cilave kanë shkuar tek udhëheqësit e tij të pasur që jetojnë në hotele e apartamente luksoze në Katar, shumë larg nga ku zhvillohen luftimet.

Jo vetëm kaq, por Hamasi ka marrë miliarda dollarë edhe nga perëndimi dhe vendet arabe në formën e ndihmave humanitare për familjet palestineze që kanë humbur pjesëtarë të tyre si dhe për të ndihmuar të tjera familje në nevojë. Përsëri, shumica e këtyre parave ka shkuar për liderët e tij të pasur, si dhe pjesa tjetër për ndërtimin e tuneleve dhe blerjen e armatimeve me qëllim sulmet ndaj Izraelit.

Kryeministrja e njohur Izraelite, Golda Meir, pati thënë një të vërtetë shumë të madhe. “Paqja do vijë kur arabët do duan fëmijët e tyre më shumë se na urrejnë ne.”

Prandaj, është tepër e vështirë të mbështeten palestinezët, aq më pak Hamasi, sepse të gjithë ata sillen si terroristë. Kur ndodhi 11 Shtatori dhe vdiqën rreth 3 mijë amerikanë, palestinezët dolën në rrugë duke festuar, duke kënduar “Vdekje Amerikës!”, dhe duke djegur flamurin amerikan. Të njëjtën gjë bënë edhe me sulmin e 7 Tetorit duke dalë për të festuar hapur nëpër rrugët e Gazës ndërkohë që thërrisnin, “vdekje ndaj fëmijëve çifutë… prejauni kokat të gjithëve… digjini të gjithë për së gjalli…”, e të tjera si këto. Palestinezët që jetojnë në Gjermani dolën atë ditë në rrugë duke shpërndarë embëlsira tek kalimtarët e rastit. Ata e dinë shumë mirë çfarë ka bërë Izraeli për Gazën, me furnizim me elektricitet, karburant, pajisje mjekësore, duke i lejuar të punojnë në Izrael për paga disa herë më të larta nga ç’mund të marrin në Gazë edhe nqs gjejnë punë, dhe përsëri çirren duke kërkuar vdekjen e çifutëve.

Një e adoleshente izraelite e marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit të 7 Tetorit 2023
Një adoleshente izraelite e marrë peng nga Hamasi gjatë sulmit të 7 Tetorit 2023

Mendoni pak sikur kjo adoleshentja në foton e mësipërme që u mor peng nga Hamasi dhe u barbarizua të ishte vajza juaj. Sa nga ju do kërkonit më pak se ajo që ushtria e vendit tuaj t’i jepte fund një herë e mirë barbarizmit të quajtur Hamas?

Një penge izraelite e rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit barbar të 7 Tetorit
Një vajzë e re izraelite e marrë peng nga militantët e Hamasit që sot mendohet se është e vdekur
Një tjetër foto e të resë izraelite e marrë peng nga Hamasi
Cilit nga ju i duket e arsyeshme të sillesh në këtë mënyrë ndaj një personi krejtësisht të pafajshëm? Edhe lufta ka rregullat e saj që vetëm barbarët i shkelin.

Cili njeri normal është i aftë të justifikojë rrëmbimin e adoleshenteve si kjo më sipër dhe më pas abuzimin çnjerëzor ndaj tyre në birucat e nëndheshme në Gazë? Vëreni pak shikimin e saj të pashpresë që tregon se e di që kohët e bukura për të kanë marrë fund. Izraeli nuk e ka bërë e nuk do e bënte kurrë një gjë të tillë.

Palestinezët nuk i dërgojnë fëmijët në shkolla të mësojnë që të kontribuojnë për kombin e tyre dhe njerëzimin në përgjithësi. Në vend të kësaj, ata i dërgojnë fëmijët në kampe trajnimi për terrorizëm që të vegjël. Për ata, vrasja e çifutëve apo perëndimorëve “të degjeneruar” është një akt heroik që do shpërblehet nga Allahu nqs ata bien shehid apo dëshmorë.

Ja disa shembuj të qartë fëmijësh palestinezë duke u trajnuar për të luftuar kundër çifutëve.

Një fëmijë palestinez duke shënjestruar me një armë automatike me xhaminë Al-Aksa në sfond
Një fëmijë palestinez duke shënjestruar me një armë automatike me xhaminë Al-Aksa në sfond
Kamp trajnimi ushtarak i fëmijëve palestinezë
Kamp trajnimi ushtarak i fëmijëve palestinezë

Cili është ai prind që e dërgon fëmijën e tij të mitur të gjuajë me gurë kundër ushtarëve izraelitë? Çfarë lloj çmendurie kolektive është kjo dhe ç’tregon kjo për merakun e prindit për fëmijën e tij?

Një i mitur palestinez që duket se po hedh një gurë në drejtim të ushtarëve izraelitë
Një i mitur palestinez që duket se po hedh një gurë në drejtim të ushtarëve izraelitë

Kjo nuk është sjellja e një njeriu normal por ajo e një terroristi. Dhe për sa kohë palestinezët do sillen si terroristë, është e pamundur t’i mbështesim në kauzën e tyre. Sulmet si ai i 7 Tetorit të dizanjuar vetëm për të shkaktuar terror mbi civilët izraelitë nuk mundet dhe nuk duhet të gjejnë përkrahjen e njerëzve normalë. Nqs palestinezët duan të jetojnë në paqe, ata duhet të gjejnë mënyra të tjera për të negociuar për të drejtat e tyre dhe për të jetuar krahas çifutëve.

Dhe të mos harrojmë se vetë Izraeli ka rreth 21% të popullësisë që janë arabë autoktonë dhe shtetas izraelitë me të drejta të plota. Deklaratat që Izraeli po bën gjenocid ndaj arabëve janë mëse qesharake, aq më tepër kur popullësitë në zonat palestineze sa kanë ardhur duke u shtuar vazhdimisht.

Një ushtare femër izraelite duke përshendetur një fëmijë arab
Një ushtare izraelite duke përshëndetur disa fëmijë arabë me prindërit e tyre që janë shtetas izraelitë dhe jetojnë me të drejta të plota në Izrael.

Kur e pyetën si fillon fashizmi, matematicieni dhe filozofi Bertrand Russell tha, “Së pari ata mahnisin budallenjtë, pastaj u mbyllin gojën të zgjuarve.” Të njëjtin drejtim duket se ka zgjedhur edhe fashizmi islamik i Hamasit.

Konkludimi

Një zgjidhje e përhershme e konfliktit iraelito-palestinez-arab kërkon një pranim të problemeve dhe kompromis të përbashkët dhe një përkushtim për të arritur paqe nga të dyja palët. Nqs njëra palë kërkon me çdo kusht vdekjen e palës tjetër, këtu nuk ka shumë vend për kompromis. Palestinezët kanë nevojë të largohen sa më shpejt nga ideologjia e tyre fashiste islamike që kërkon shkatërrimin e plotë të shtetit të Izraelit dhe shfarosjen e çifutëve. Një ideologji e tillë nuk të dërgon askund përveçse në ato gërmadha që po shikojmë në këto kohë të dhunshme të konfliktit në mes dy popujve.

Simboli i paqes teksa një fëmijë palestinez dhe një izraelit tregohen krahaqafas
Simboli i paqes teksa një fëmijë palestinez dhe një izraelit tregohen krahaqafas

Të ngjashme