Fetë Monoteiste: Pse të gjithë Profetët Ishin Meshkuj?

Fetë Monoteiste
Fetë Monoteiste

Monoteizmi: Kjo e keqe e madhe e pathënë
“E keqja e madhe e pathënë që gjendet në mesin e kulturës tonë është monoteizmi. Nga një tekst barbar i Epokës së Bronxit që njihet si Testamenti i Vjetër, tri fe antihumane kanë evoluar – Judaizmi, Krishtërimi, dhe Islami. Këto janë fe të atij Zotit qiellor. Janë literalisht patriarkale – Zoti është ky Ati i Plotfuqishëm – nga ku vjen dhe përbuzja e femrave për dy mijë vite në vendet e sunduara nga Zoti qiellor dhe delegatët e tij meshkuj të tokës. Zoti i qiellit është xheloz, sigurisht. Ai kërkon bindje të plotë nga të gjithë në tokë, sikur të mos ishte këtu për një fis të vetëm por për të gjithë krijimin. Ata që e refuzojnë duhet ose të konvertohen ose të vriten për të mirën e tyre. Në fund të fundit, totalitarizmi është i vetmi lloj sporti që mundet me të vërtetë t’i shërbejë qëllimit të këtij Zotit qiellor.” – Gore Vidal

Një pjesë e madhe e teksteve “të shenjta’ të feve monoteiste – përfshi këtu Islamin, Krishtërimin dhe Hebraizmin – janë të shkruara dhe të kodifikuara në një kohë kur shoqëritë ishin dominuese nga meshkujt. Kjo do të thotë se këto tekste mund të pasqyrojnë më shumë perspektivat dhe përvojat e meshkujve se sa të femrave.

Në këto kultura, meshkujt zakonisht ishin ata që kishin më shumë pushtet politik dhe shoqëror, dhe prandaj mund të jenë parë si më të bindshëm për të qenë profetë. Sigurisht që duke e ditur mirë një gjë të tillë, asnjë femër nuk guxonte të deklaronte se ishte e dërguara e Zotit,

Sigurisht që nuk është se femrat nuk kanë pasur ndikim në zhvillimin e këtyre feve. Në të kundërt, shumë figura femërore janë theksuar në këto tekste dhe kanë pasur rolin e tyre të rëndësishëm, edhe pse ato nuk janë quajtur “profete”. Por roli i tyre ka qenë tepër i kufizuar dhe në asnjë rast nuk është menduar nga askush se një femër mund të ishte e dërguara e Zotit.

Fakti që asnjë nga profetët e feve monoteiste nuk kanë qenë femra tregon për një natyrë të caktuar të këtyre feve që janë formuar në kushte patriarkale. Kjo tregon se Zoti ishte në përgjithësi kundër femrave, ose ajo që duket se është më afër të vërtetës që të trija fetë monoteiste janë pjellë nga meshkujt si të vetmit njerëz me pushtet në ato kohë të hershme.

Të ngjashme