Analizë e Ajeteve Kuranorë dhe Dy Anëve të Muhametit: Një Shqyrtim i Kritikës ndaj Islamit

A predikon Kurani paqe?
A predikon Kurani paqe?

A është Islami një fe e paqes siç na ofrohet shpesh nga shfajësuesit islamikë?

Kësaj pyejtje do mundohemi t’i japim përgjigje nëpërmjet këtij postimi relativisht të gjatë por të nevojshëm, për ata që kanë durim dhe që u intereson e vërteta.

Ka dy anë të Muhametit, profetit të fesë islame. Njëra anë është ajo paqësorja, kur ai ishte në Mekë dhe i papushtetshëm. Ana tjetër e tij paraqitet në Medinë ku ai largohet për t’i shpëtuar persekutimit dhe nga ku fillon e bën thirrje për luftë. Më poshtë do paraqesim disa nga ajetet kuranore që bëjnë thirrje për vrasjen e jobesimtarëve sipas urdhërave të Muhametit.

Ajetet për të cilat do flasim më poshtë janë:

Kuran 9:5, Kuran 8:67, Kuran 8:12, Kuran 8:39, Kuran 5:33, Kuran 2:216, dhe Kuran 9:29

Për ata që e kanë lexuar Kuranin (dmth jobesimtarët), ky libër nuk ka një rrjedhë historie, apo një narrative. Është thjeshtë një përmbledhje urdhëresash dhe thëniesh pa fillim e pa fund. Nuk ka një rend kronologjik, por thjeshtë suret më të gjata janë të parat dhe më pas vijnë ato më të shkurtrat. Shumica e ajeteve duhet të referencohet tek hadithet që lexuesi të kuptojë atë që po lexon, si dhe shumë nga këto ajete krijojnë kundërshti ndërmjet njëri-tjetrit.

Guida e Plotë Kuranore e Jobesimtarit

(Kuran 2:256) Nuk ka detyrim në pranimin e fesë.

(Kuran 2:190) “Luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë por mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë.”

Shfajësuesit e fesë islame shpesh i paraqesin këto dy ajete për të treguar që islami është fe e paqes dhe se vetëm ata që i sulmojnë ndjekësit e kësaj feje duhen luftuar, por siç do e shtjellojmë më poshtë, diçka e tillë nuk ka si të jetë më larg nga e vërteta.

Sureja 9 (At-Tawbah) iu zbulua Muhametit një vit pasi ai kishte marrë Mekën nën kontroll. Fillon si një kërkesë joshoqërimi me paganët e Mekës që nuk kishin bashkëpunuar me kërkesat e dorëzimit, si dhe flet për krijimin e shtetit të parë islamik në rajonin Hejaz të Arabisë Saudite. Ajetet në këtë sure janë mbledhur nga zbulimet e përgjatë një viti, dhe, siç u tha më sipër, nuk janë në një rend kronologjik. Ajeti i parë i At-Tawbah është në fakt i fundit që iu zbulua Muhametit, por u vendos në fillim për nga rëndësia e tij. Ky ajet lexohej në ambientet publike të Mekës për t’i informuar banorët dhe visitorët që të kërkonin strehim jashta rajonit të Hejazit. Ose, nqs ata do zgjidhnin të rrinin në Mekë, do u duhej të konvertoheshin në islam ose ndryshe do sulmoheshin e do vriteshin ose burgoseshin dhe skllavëroheshin.

(Kuran 9:5) “E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatën, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtetë Allahu është mëshirues.”

Në këtë ajet, ky zbulim nga Allahu qartësisht po planifikon sulme të ardhshme mbas përfundimit të armëpushimit katër mujor (muajt e shenjtë). Ky ajet nuk po këshillon vetëmbrojtje në asnjë mënyrë. Kjo është krejt e qartë. Ajeti jep urdhëra specifikë për t’i vrarë paganët (idhujtarët) kudo që ata janë. Atyre duhet t’u zihet pritë e të vriten e të burgosen. Po ta përmbledhim këtë; “konvertojini ose vritini paganët, por nqs ata me të vërtetë bëhen besimtarë te fesë islame duke u falur dhe duke paguar zeqatin, atëherë lërini të qetë.”

Ky ajet vrasës është prova që Allahu po urdhëron konvertimin e paganëve nëpërmjet shpatës. Ajo që duhet të vërehet këtu është se banorët e Mekës nuk po luftonin kundër Muhametit por thjeshtë po i rezistonin autoritetit të tij apo nuk po zbatonin kushtet e dorëzimit. E thënë ndryshe, ata nuk po vazhdonin sipas programit të Allahut. Luftimi dhe vrasja e tyre shkon kundër ajetit kuranor që nuk ka detyrim në fe.

Ky është një shembull i pastër që zbulimet e mëvonshme kundërshtojnë ato më të hershme. Në thelb, ky Kurani i përsosur dhe i pandryshueshëm na del se kundërshton vetveten. Një herë thotë luftoni vetëm ata që ju luftojnë, dhe pak më vonë thotë luftoni ata që nuk janë të fesë islame derisa ata të pranojnë të konvertohen. Duket sikur Allahu krejt papritmas e ndryshoi mendjen e tij të gjithëditur.

Sipas jush, cila nga këto është më e mundshme:

1. Që Allahu, ky mishërimi përfekt i së vërtetës, e ndryshoi Kuranin e tij perfekt, të pandryshueshëm, dhe të pagabueshëm?

2. Apo që Muhametit, këtij njeriu të vdekshëm, i duhej ndryshimi i ajeteve kuranore që të justifikonte krijimin e shtetit të parë islamik në Hejaz? Ai kaloi nga një profet i persekutuar në një komandant lufte persekutues ndaj të tjerëve të cilit i duhej hedhja poshtë e ajeteve të mëparshme sipas nevojave të tij të momentit.

Llogjika ta do që zhvleftësimi i ajeteve më të hershme nuk do duhej nqs ata nuk do kundërshtonin rrethanat e reja në të cilat ndodhej Muhameti. Dhe, që të jemi të qartë, kundërshtitë në mes dy thënieve (zbulimeve) janë testimi që bëhet për të treguar që këto zbulime janë të pavërteta.

Muhameti shpiku zbulime që i përshtateshin atij dhe këto zbulime ja veshi Allahut. Edhe Aishja e tallte Muhametin për momentin e volitshëm në të cilin ndodhnin këto zbulime dhe përmbajtjen tyre:

Aishja: “Seç më ngjan pak sikur ky Zoti yt nxitohet në plotësimin e dëshirave të tua.” Sahih Bukhari, Hadithi 311 Vëllimi 6, Libri 60.

Ja disa ajete të tjera që flasin qartë për etjen e Muhametit për gjak:

(Kuran 8:67) “Nuk është e drejtë për një profet të marrë robër lufte pa bërë më parë kasaphanë në fushë betejë.”

A nuk është një thënie e tillë krejtësisht barbare? Ky ajet më vonë u përdor për të justifikuar masakrimin e miliona budistëve, jainistëve, dhe hinduve në Indi. Çfarë “vetëmbrojtjeje” po bënin ndjekësit e Muhametit në këto rajone?

(Një sqarim: versioni shqip i Kuranit përdor fjalën dërrmuar në vend të kasaphanë, por versioni origjinal në Quran pikë com i përkthyer në anglisht ka fjalën ‘slaughter’ që do të thotë therje. Mashtruesit e klerit shqiptar e kanë deformuar me qëllim përkthimin që të mos e nxjerrin Kuranin si një libër kaq barbar.)

(Kuran 8:12) “Unë do fus tmerr në zemrat e atyre që nuk besojnë. Prandaj goditini në qafë dhe majat e çdo gishti.”

Ky zbulim vjen pasi Muhameti u kthye në Medinë dhe po fitonte pushtet. A është ky një njeri i paqes dhe i tolerancës apo një njeri i përbetuar në konvertimet e dhunshme—pavarësisht zbulimeve të mëparshme në Mekë që gjoja thonë nuk ka detyrim në fe? A nuk është kjo goditja në qafë pikërisht ajo që kanë bërë dhe që bëjnë akoma sot shumë grupe radikale islamike?

(Kuran 8:39) “Dhe luftojini ata derisa të mos ngelet asnjë persekutim (fitna) dhe feja të jetë vetëm për Allahun.”

Në arabisht, fjala ‘fitna’ përkthehet si tundim, sprovë, kryengritje, apo mosbindje civile dhe është një mbiemër i levërdisshëm që pak a shumë hap rrugën për dhunë për çdo gjë që mundet të të shkojë ndërmend, gjë që është fiks ajo për të cilën Muhameti kishte nevojë mbasi u kthye nga një profet i persekutuar në një komandant luftarak. Ky pra është një tjetër ajet që tregon se pushteti e ka dalldisur Muhametin dhe se rregullat e mëparshme të vetëmbrojtjes dhe mosdetyrimit në fe kanë fluturuar nga dritarja.

(Kuran 5:33) “Ndëshkimi i atyre që kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe që përpiqen të bëjnë zullume në këtë vend është vetëm ky, që ata do të vriten e gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët në anët e kundërta dhe të dëbohen nga vendi. Ky është një poshtërim për ta në këtë botë, dhe në atë tjetrën ata do kenë një ndëshkim edhe më të madh.”

Ky është një ndër ajetet u vonshme të Kuranit. A ky është përfaqësuesi i Zotit sipas jush? Kundërshtimi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të tij nuk konsiderohet dhunë dhe sulmim siç ndodh në një luftë të vërtetë. Jo. Këto janë ato që quhen zullume (fitna) dhe që flasin për mungesë respekti ndaj Allahut dhe Muhametit. Edhe sot e kësaj dite, një çrespektim i tillë është gjithçka që lypset për të justifikuar nevojën për një hakmarrje të dhunshme. Kini parasysh Charlie Hebdo. Çfarë lufte saktësisht i kishte shpallur ai islamit dhe Muhametit dhe çfarë armësh dhe ushtrie kishte nën komandën e tij? Përveçse lapsit asgjë tjetër. Pra ky është përkufizimi i fitna apo zullumeve dhe zullumqarëve sipas Kuranit. Jo vetëmbrojtje, por luftë kundër atyre që e kundërshtojnë këtë fe të ligë e vrastare.

(Kuran 2:216) “Xhihadi (luftimi) është detyrim për ju, ndonëse ju nuk e pëlqeni. Por është e mundshme që ju të mos pëlqeni diçka që është e dobishme për ju, dhe të pëlqeni diçka që ju bën dëm. Allahu e di, e ju nuk e dini.”

Muhameti këtu po përpiqet t’i bindë ndjekësit e tij të plaçkisin karavanet e tregtisë për të grabitur devetë dhe mallrat e ndryshme. Ajo që e justifikon këtë është se Muhameti dhe ndjekësit e tij ishin varfëruar ngaqë posedimet e tyre ishin sekuestruar kur ata u dëbuan nga Meka. Por vëreni ama se kjo tregon që ndjekësit e Muhametit fillimisht ngurruan të rrezikonin jetën e tyre për plaçka, kështu që Muhametit i duhej patjetër një zbulim për t’i bindur. Gjithashtu, vëreni se sulmet ndaj karavaneve janë ofensive dhe jo për vetëmbrojtje, në kundërshti me të ashtuquajturën fe paqësore.

(Kuran 9:29) “Luftojini ata që nuk besojnë Allahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë haram atë që e ndaloi Allahu dhe i Dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin zeqatin duke qenë të mposhtur.”

Kjo është një tjetër zbulesë nga të fundit të Muhametit. Edhe këtu nuk u kërkohet ndjekësve të tij të luftojnë për vetëmbrojtje, por po u thuhet të luftojnë jobesimtarët sepse ata nuk besojnë Allahun dhe i rezistojnë (i bëjnë fitna) fesë së tij. Gjithashtu, këtu tregohet se zeqati (taksa) kishte qenë e vendosur tashmë nga Muhameti.

Në përfundim, për ata që duan të kuptojnë e ta shikojnë të vërtetën në sy, islami nuk është aspak një fe e paqes siç na e paraqet departamenti i saj i marketingut. Në fakt, ashtu siç vërehet sot nëpër botë, islami hiqet si fe e paqes atje ku ndjekësit e saj janë në pakicë (si dikur ne Mekë), që janë kryesisht vendet sekulare perendimore.

Por në vendet islamike ku ata bëjnë ligjin, janë këto ajetet e mësipërme të cilat zbatohen me përpikmëri ashtu siç ato zbatoheshin nga Muhameti dhe ndjekësit e tij mbasi morën pushtetin në Medinë. Kjo veçori tinzare e fesë islame është tepër e rrezikshme për sekularizmin e një vendi (mjaft të shikoni se ç’ndodh në Francë) dhe qeverisjen e tij. Në shqip quhet, “i jep gishtin e të merr krahun.” Ju sugjerojmë të ngrini zërin para se të jetë tepër vonë që të mos lejoni këtë marrje të kështjellës me dinakëri nga brenda.

“Kurrë mos qëndro si spektator para padrejtësive dhe budallallëkut. Varri do të të japë mjaft kohë për heshtje.” — Christopher Hitchens

(Disa mashtruesë që kanë studjuar për lavazh truri në vendet islamike sigurisht do mbrojnë investimin e tyre disa vjeçar. Ndryshe, atyre do u duhet të pranojnë që e gjitha ishte një humbje kolosale kohe, gjë që ata nuk e bëjnë dot kurrë. Pastaj pse ta bëjnë kur kanë gjetur budallenj sa të duash dhe nëpërmjet tyre kan fituar statusin e VIP-it?)

Scroll to Top