Kalendari Kozmik: Një Kuptim i Historisë së Universit dhe Rolit të Njerëzimit

Përfytyroni sikur e gjithë historia e universit prej rreth 13.8 miliardë vite të shtrydhet brenda një viti të vetëm, 1 Janar – 31 Dhjetor.

Çdo muaj është mbi 1.25 miliardë vite. Çdo ditë është mbi 40 milion vite. Një orë është gati 2 milion vite. Një sekondë përfaqëson rreth 500 vite nga historia e njerëzimit.
Një jetë njerëzore zgjat sa hap a mbyll sytë në Kalendarin Kozmik:

100 vite * 365 * 24 * 60 * 60 / 13,800,000,000 = 0.23 sekonda kozmike.

Big Bang ndodh me 1 Janar dhe gjithçka përshpejton me një shpejtësi më të madhe se e dritës. Gjatë muajve të parë shfaqen yjet.

kalendari kozmik
kalendari kozmik

Galaksia jonë Rruga e Qumështit merr formë aty nga Maji.
Aty nga fillimi i Shtatorit krijohet systemi diellor dhe me 21 Shtator fillon jeta në Tokë.

Gjallesat shumëqelizore dalin në fillim të Dhjetorit.
15 Dhjetor, disa lloje krijesash lënë gjurmë fosilore. 17 Dhjetor, kocka dhe guacka.

Nga 18 – 21 Dhjetor evoluojnë vërtebrorët, bimët tokësore, peshq me nofulla, insekte.

Nga 22 – 29 Dhjetori shfaqen me radhë amfibët, reptilët, formohet superkontinenti Pangea, shfaqen dinosaurët, gjitarët, zogjtë, lulet, tiranosaurët.

Me 30 Dhjetor dinosaurët zhduken nga toka si pasojë e goditjes së asteroidit. Gjitarët mbizotërojnë më në fund tokën dhe detin.

Me 31 Dhjetor, në ditën e fundit të kalendarit kozmik, majmunët ndahen nga primatët. Në 8 të darkës njerëzit dhe shimpanzetë ndahen. Në 21:25 njerëzit ngrihen në këmbë; në 22:30 truri njerëzor ka filluar të trefishohet; në 23:52 njerëzit modernë evoluojnë dhe fillojnë migrimin nga 23:56 deri në 23:59.

Minuta e fundit… përfundon epoka e fundit e akullnajave, niveli i detit është 130m më i ulët se sot. Duke numëruar së prapthi për tek sekonda zero, nga sekonda e 37 – 23, agrikultura bën të mundur vendosjet e përhershme. Dinastitë kineze fillojnë 9 sekonda para mesnatës. Testamenti i Vjetër, Buda shfaqen diçka 6 sekonda para mesnatës.

Krishti lind në 23:59:56, Muhameti në 23:59:57.5. Në 23:59:58.8 (1.2 sekonda para mesnatës) Kolombi mbërrin në Amerikë.

Ka vetëm 8 minuta që kemi lindur dhe pretendojmë t’u japim përgjigje të gjitha pyetjeve në lidhje me universin. Nga ana tjetër, feja pretendon se i ka të gjitha përgjigjet që do na nevojiten të cilat kanë të bëjnë me krijuesin dhe për këtë lypset vetëm “besimi” në zemër.

Scroll to Top