Shkenca dhe Feja: Dy Metoda të Bazuara në Principe të Kundërta

shkenca dhe feja
Shkenca dhe Feja

Shkenca i ndryshon pikëpamjet në bazë të provave të reja. Feja i ndryshon ato në bazë të opinionit të përgjithshëm, atëherë kur ka frikë se humbet nga anëtarët e saj.

Le të përqendrohemi si fillim tek shkenca. Shkenca është një proces i bazuar mbi vëzhgimin e botës dhe krijimin e teorive për të shpjeguar atë që shohim. Kur provat apo faktet tona për një teori të caktuar ndryshojnë, ne e ndryshojmë teorinë. Ky është shembull i thjeshtë se si shkenca funksionon. Kur Albert Einstein hodhi poshtë teorinë e gravitetit të Newtonit duke paraqitur teorinë e përgjithshme të relativitetit, ai u bazua në prova të reja dhe më të sakta. Kjo nuk do të thotë se Teoria e Gravitetit nuk vlen më, por vetëm se ajo nuk aplikohet ndaj ndërveprimeve të trupave qiellorë. Pra, kjo nuk është një dobësi e shkencës, por në fakt është forca e saj. Shkenca është fleksibël dhe e hapur ndaj ndryshimeve, që është arsyeja pse ajo mund të përshtatet lehtësisht me zhvillimet e reja dhe të papritura.

Feja, nga ana tjetër, është një sistem i vlerave dhe i besimeve që zakonisht janë të ngurta dhe të bazuara mbi tradita të vjetra dhe tekste të ashtuquajtura “të shenjta”. Feja ka si qëllim të ofrojë një kuptim dhe drejtim për jetën e njerëzve, dhe pikëpamjet e saj nuk ndryshohen lehtë. Kur feja i ndryshon pikëpamjet, kjo është shpesh si rezultat i presionit social ose kulturor, jo i provave apo zbulimeve të reja hyjnore. Kjo mund të shihet si një pranim i ndryshimeve në lidhje me kuptimin e botës natyrore siç është evolucioni i specieve që tashmë është pranuar nga disa doktrina fetare. Kjo pra ndodh kur feja ndjen se rrezikon të humbasë ndjekësit e saj nëse nuk përshtatet me avancimet e shkencës.

Për shembull, ne jemi dëshmitarë të disa ndryshimeve të rëndësishme në mënyrën se si disa fe kuptojnë dhe praktikojnë mësimet e tyre. Puna në ditën e Sabatit në Judaizëm është një shembull. Në Bibël, puna gjatë Sabatit ishte e ndaluar dhe kishte dënime të rënda. Por në kohët moderne, interpretimi i këtij rregulli ka ndryshuar shumë. Sot, shumë hebrenj edhe e praktikojnë Sabatin duke hequr dorë nga puna e rëndë fizike ose komerciale, por gjithsesi lejojnë veprimtari të tjera që mund të jenë të nevojshme ose të dëshirueshme.

Ky lloj ndryshimi e gjen shpjegimin e tij në kontekstin e fesë. Feja, siç e kuptojmë, është një kombinim i teksteve të lashta, interpretimit të tyre, dhe praktikave të komunitetit të cilat ndryshojnë me kalimin e kohës. Nëse interpretimi i një teksti të shenjtë ose praktika e një komuniteti ndryshon, atëherë kuptimi i fesë për atë komunitet ndryshon po ashtu.

Ky është një dallim i rëndësishëm në mes fesë dhe shkencës. Shkenca ka një mënyrë më të qartë për të përcaktuar se çfarë është e vërtetë, ndërsa feja është më e varur nga interpretimet dhe praktikat e ndryshme të njerëzve të cilat detyrimisht ndryshojnë thelbësisht me kalimin e kohës. Kjo do të thotë se feja është e detyruar të përshtatet me kohën dhe kulturën në mënyrë që të ngelet në lojë, ndërkohë që shkenca përshtatet vetëm me daljen e provave dhe fakteve të reja.

Të ngjashme