A e dinë shimpanzetë se janë të afërmit tonë?

Një foto ka vlerë sa një mijë fjalë. Poshtë është një foto e Jane Goodall ku duket se një shimpanze e re po i ngre bluzën për të parë më mirë. Një gjë e tillë tregon qartësisht natyrën kureshtare të shimpanzeve sidomos në lidhje me njerëzit.

Jane Goodall ka mjaft video ku shimpanzetë shikohen duke u treguar kuriozë në lidhje me çdo gjë me të – disa i prekin flokët, të tjerë i prekin pullat e bluzës – por këtë herë kjo shimpanze duket sikur ka ”të tjera” pyetje.

Është absurde të mohohet origjina njerëzore nga primatët e mëdhenj. Ata duket se e dinë mirë që janë disi të ngjashëm me ne ndërkohë që shumë njerëz sot e mohojnë këtë kategorikisht të frymëzuar nga doktrinat fetare.

Jane Goodall me shimpanzetë
Jane Goodall me shimpanzetë

Të ngjashme