A Ekziston Shpirti i Njeriut?

zonat e trurit
Zonat e Trurit

Shpirti përkufizohet si esenca e një qenieje njerëzore, si diçka që jeton brenda nesh dhe na bën ata që jemi. Por për nga një pikëpamja shkencore, shpirti nuk është gjë tjetër veçse ajo gjë e cila mund të përkufizohet si ndërgjegja.

Ndërgjegja e njeriut është pjesa e mendjes e cila krijohet brenda trurit. Dihet që truri është i ndarë në zona të ndryshme, ku secila prej tyre kryen një funksion të veçantë.

Po të dëmtohet zona e koordinimit të lëvizjeve krijohen probleme me anën motorike të të lëvizurit.

Po të dëmtohet zona e memorjeve vizive individi nuk arrin të njohë më as prindërit e tij.

Po të dëmtohet zona e të shijuarit ai individ fatkeq nuk arrin të dallojë shijet e ushqimeve.

Po të dëmtohet zona e të folurit nuk nxjerr dot një fjalë nga goja dhe ngelesh memec. E me radhë…

Pra, është e qartë që ajo që ti mendon se je ti, apo shpirti yt, është diçka që është e lidhur në mënyrë të pandashme me komponentët fizikë të trupit të njeriut. Dhe kur ky komponent fizik dëmtohet, po ashtu edhe ajo pjesë e jotja, ajo që ti e konsideron si shpirtin tënd, dëmtohet në mënyrë të pariparueshme.

Por, çuditërisht, ajo që shumë njerëz besojnë është se kur dëmtohet i gjithë truri – kur personi vdes – atëherë të gjitha këto pjesët që përbëjnë individin krejt papritmas bëhen të gjitha bashkë dhe ngrihen në qiell të shkëputura nga trupi fizik në formën e shpirtit.

A nuk është një dështim total i logjikës?

“Unë e shikoj trurin si një kompjuter i cili do pushojë së funksionuari kur t’i dështojnë komponentët. Nuk ka parajsë apo pas-jete për kompjuterat e prishur; ajo është një përrallë që u tregohet njerëzve që kanë frikë nga errësira.” – Stephen Hawking

“Nganjëherë njerëzit nuk duan ta dinë të vërtetën sepse nuk duan t’u shkatërrohen iluzionet.” – Friedrich Nietzsche

Scroll to Top