Ajsbergu fetar

Ajsbergu Fetar
Ajsbergu fetar

Smirë

Kjo është një veti thelbësore e fesë, kur ndjekësit e saj mundohen të tregojnë superioritet ndaj njëri-tjetrit mbi bazën e praktikimit strikt të rregullave të zotit të tyre. Kjo shpesh vjen si pasojë e zilisë ndaj statusit në jetë apo të mirave materiale që dikush mundet të ketë, sidomos kur ai ose ajo nuk janë ndjekës të devotshëm të fesë së tyre. Në këtë rast, ziliqari mundohet të paraqitet si më i devotshëm para zotit duke shfaqur një ndjenjë përbuzjeje dhe superioriteti ndaj atij më të kamurit.

Urrejtje

Këtu nuk kërkohen shumë sqarime. Të gjithë e dimë urrejtjen që fetarët shpeshherë paraqesin ndaj atyre që nuk besojnë të njëjtat gjëra si ata, si psh ateistët.

Homofobi

E njëjta gjë edhe këtu, me shumë fetarë që shprehen hapur kundër homoseksualëve, me disa prej tyre që kërkojnë edhe dhunën dhe asgjesimin fizik të tyre. Edhe të moderuarit, ndonëse mund të jenë më të rezervuar në të shprehur, tregojnë qartë një injorancë dhe fobi që kanë në lidhje me personat gej.

Nënshtrim

Shumë fe kërkojnë nënshtrim ndaj autoriteteve, sidomos ajo e krishterë. Jezusi u bëntë thirrje skllevërve t’u bindeshin masterave të tyre siç do i bindeshin babait të tij. Edhe islami njësoj është në këtë drejtim, me vetë fjalën islam që do të thotë nënshtrim përkundrejt zotit. Por edhe përsa i përket nënshtrimit ndaj autoriteteve, islami nuk shprehet kundër një gjëje të tillë përveçse asaj që nënshtrimi në radhë të parë i përket zotit pastaj robit.

Fanatizëm

Sigurisht që kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Nqs feja në përgjithësi ka diçka që e karakterizon, ajo është fanatizmi i doktrinave të saj.

Indoktrinim: Siç u përmend më sipër, indoktrinimi që shpeshherë bëhet që në vegjëli, është burimi kryesor i fanatizmit fetar. Fëmijëve u mësohet që herët që disa gjëra janë ashtu si janë dhe se ata nuk duhet t’i diskutojnë ato.

Misogjenizëm

Sigurisht që feja u krijua nga meshkujt për të mbajtur të shtypur dhe kontrolluar pjesën tjetër të shoqërisë, veçanërisht gratë. Lufta e zotit ndaj grave është krejt e qartë në shumë vargje të Biblës dhe Kuranit ku ato trajtohen si shtetase të gradës së dytë.

Abuzim fëmijësh

Abuzimi kryesor ka të bëjë me indoktrinimin që u bëhet fëmijëve në atë masë sa ata të vënë në dyshim shumë parime shkencore, pa përmendur edhe faktin që ata shpeshherë janë objekt i skandaleve të shumta abuzimesh seksuale ndërsa ndodhen në mbikqyrjen e klerikëve.

Gënjeshtra

Nga çdo drejtim feja lëshon vetëm gënjeshtra dhe pavërtetësi sidomos në lidhje me funksionimin e botës natyrore.

Skllavëri

Po thuajse të gjitha fetë kanë pasur në themel skllavërinë dhe asnjëra nga ato (të paktën ato monoteiste) nuk e kanë kundërshtuar atë.

Racizëm

Sigurisht që mbi bazën e interpretimit që u bëhet skripturave fetare, shpeshherë shkohet edhe në racizëm. Një gjë e tillë e njohur është rasti famëkeq i nazistëve që mendonin se po bënin punën e Zotit duke u munduar të fshijnë nga faqja e dheut popullësinë çifute.

Gjenocid

Sigurisht që shumë nga luftërat fetare kanë përfunduar po thuajse gjithnjë në gjenocid. Këtu mund të përmendim kryqëzatat, ekspansionin islamik, si dhe rastin më të fundit që është akoma i freskët në mendjet tona, ai i krimeve serve në Ballkan të frymëzuara nga një nacionalizëm fetar.

Shtypje

Feja e ka shtypjen si parim të sajin. Në fakt për këtë u krijua që në fillim. Jo vetëm që shtypen njerëzit jashta një feje a një tjetre, por edhe ata që i përkasin vetë asaj fe. Si gjithnjë, justifikimi më i mirë për kërë është Zoti i cili disa i favorizon e disa të tjerë jo.

Këto pra ishin ato që gjenden poshtë sipërfaqes së ujit ku ndodhet i zhytur ajsbergu fetar. Po sipër saj? Sigurisht, që feja kërkon që të na bindë që atje ka vetëm dashuri, por siç e pamë më sipër kjo është me të vërtetë diçka vetëm sipërfaqësore.

Të ngjashme