Alan Turing: Heroi i harruar i Luftës së Dytë dhe viktima e homofobisë fetare
Nëse ka një histori që duhet të na zemërojë pa masë në lidhje me imoralitetin fetar, ajo është historia e Alan Turing.
“Çfarë do i bëje një matematicieni homoseksual gjeniu i të cilit për thyerjen e kodimit shpëtoi botën gjatë Luftës së Dytë? Jo në mënyrë figurative, por me të vërtetë e shpëtoi botën nga dominimi nazist. Do e nxirrje në gjyq, sigurisht! Do e dënoje për paturpësi të madhe. Do e detyroje të kastrohet kimikisht ose të zgjedhë burgun. Do e zhvishje nga i gjithë dinjiteti dhe gjurmoje derisa ai nga turpi dhe dëshpërimi të gëlltiste një pilulë cianide dhe të vdiste.
Historia e Alan Turing është një nga episodet më faqezeza të civilizimit modern. Një burrë që duhej të ishte heroi i botës së lirë dhe i idolizuar njësoj si Ajnshtajni dhe Njutoni në librat e historisë u përndoq deri në vdekje për shkak të homofobisë së frymëzuar nga feja.
Kontributi i Turing gjatë Luftës së Dytë Botërore
Në Luftën e Dytë, gjenialiteti i Alan Turing në thyerjen e kodeve sekrete naziste ishte kaq i suksesshëm saqë Aleatët do i kishin fundosur pothuajse të gjitha nëndetëset gjermane dhe anijet e tjera që vinin nga Gjermania. Puna e tij ishte aq e mirë saqë ishte si të bëje me hile në letra: po të fitosh çdo dorë, lojtarët e tjerë e marrin vesh që loja është e kurdisur. Aleatëve iu desh të vinin në punë gjithëfarlloj trukesh që ta fshihnin suksesin e tyre.
Pa ndihmën jetësore të Turing, Lufta e Dytë do kishte përfunduar krejt ndryshe. Regjimi nazist do kishte ngelur i pamposhtur, akoma në kontroll të Evropës Veriore dhe Azisë Perëndimore. Japonezët mund të kishin mbajtur nën kontroll Azinë Lindore. Hartat botërore do dukeshin krejtësisht ndryshe sot. Edhe sikur ta fitonim luftën, pa ndihmën e Turing do kishte gjasa që miliona ushtarë dhe civilë të tjerë do vdisnin në luftime.
Puna e Turing dhe Ndikimi i Tij në Teknologjinë Moderne
Por puna e Turing nuk përfundoi me kryptografi. Sot ai njihet si shpikësi i kompjuterit modern dixhital i cili hodhi themelet matematikore për të gjithë shkencën kompjuterike. Emri i tij është i ingranuar në dy konceptet më të rëndësishme të shkencës kompjutive, makina Turing dhe testi Turing.
Nqs Alan Turing nuk do ishte homoseksual, emri i tij do ishte tepër popullor siç Ajnshtajni, Njutoni, dhe Galileo. Cila shtëpi nuk ka një kompjutër sot? Po të numërosh laptopët, celularët, televizorët dixhitalë, iPodet, kamerat, si dhe mikrovelat, secili ka një duzinë aparaturash kompjuterike. Secila nga ato funksionon mbi principet e hedhura nga Alan Turing gjatë Luftës II kur ai po përpiqej të ndërtonte një kompjutër për të thyer kodet e armikut sa më shpejt.
Homoseksualiteti i Turing dhe Diskriminimi i Nxitur nga Frikat e Konservatorëve
Rënia e Turing nga fama erdhi në duart e të djathtës fetare mallkuese e komunisteve, ekuivalentja angleze e Mek-karthizmit amerikan. Në 1952, një homoseksual ndihmoi një tjetër të grabiste shtëpinë e Turing. Gjatë hetimit të policisë, u zbulua që Turing ishte homoseksual. Ai u arrestua dhe u dënua për një turp të madh dhe iu dha zgjedhja ndërmjet burgut ose kastrimit kimik. Ai zgjodhi kastrimin.
Turpi dhe Vdekja e Një Heroi
Me 7 Qershor 1954, në moshën 42 vjeçare Alan Mathison Turing vrau veten duke përcjellë një pilulë cianide. Një nga mendjet më madhështore në historinë e njerëzimit u humb përgjithnjë, dhe një nga heronjtë më të mëdhenj të Luftës II vdiq me turp dhe faqe të zezë.
Por turpi më i madh bie mbi ne të tjerët, jo Alan Turing. Pavarësisht orientimit seksual dhe vështirësitë që ai mund të kishte përjetuar, ai ngeli një patriot i vërtetë dhe matematicien. Ai vuri mendjen e tij në punë në mbrojtje të shoqërisë që e persekutoi atë. Është fare e mundshme që ai e ndryshoi rrjedhen e historisë dhe shpetoi më shumë jetë se çdo tjetër në shekullin e 20të.
Ndjesa Publike: Duke Urritur për Drejtësi dhe Përballimi me Turpin Kolektiv
Me 10 Shtator 2009, kryeministri anglez Gordon Brown më së fundi lëshoi një ndjesë publike në kujtesë të Turing:
Mijëra njerëz janë bashkuar për të kërkuar drejtësi për Alan Turing dhe për të pranuar mënyrën skalndaloze me të cilën ai u trajtua. Ndërkohë që Turing u gjykua sipas ligjit të asaj kohe gjë për të cilën ne nuk mund ta kthejmë kohen mbrapa, sigurisht që trajtimi i tij ishte krejtësisht i padrejtë dhe unë jam i kënaqur që më jepet shansi të them sa keq na vjen të gjithëve për atë që i ndodhi atij… kështu që në emër të qeverisë angleze, dhe të gjithë atyre që jetojnë të lirë në sajë të punës së Turing unë ndjehem shumë krenar të them: Të kërkojmë të falur, ti meritoje shumë më mirë se aq.
Janë ngjarje si këto të Turing që më nxisin të shkruaj. Është e lehtë të kesh një qasje jeto-dhe-lër-të-jetojnë drejt moralitetit imoral të Biblës. Tingëllon bukur të hidhesh në mbrojtje të tolerancës dhe respektit fetar. Por Alan Turing është i vdekur, dhe Bibla është aty ku nisi e gjitha.”
Craig James
Filmi që e tregon të gjithë historinë e Turing