Ateizmi, Komunizmi dhe Feja: Mbi Keqkuptimet dhe Perceptimet Historike

“Shpeshherë i dëgjon fetarët të mundohen të barazojnë komunizmin me ateizmin si ideologji. Një verifikim i shpejtë që mund të bëhet është të shikohen kampet e përqendrimit. Asnjëherë nuk ka pasur një të tillë në emër të ateizmit. Tani sigurisht që disa nga ata që i ngritën këto kampe mund të kenë qenë ateistë, por këto kampe nuk kishin si qëllim përhapjen e ateizmit. Ateizmi nuk është një ideologji por thjeshtë një mungesë besimi në zotëra.

Zoti me ne
Zoti me ne

Shkenca dhe Sekularizmi: Duke Mësuar për t’iu Përgjigjur një Ideologjie të Rrezikshme (Anglisht)

Amerika ka pasur disa kampe të tilla në Luftën e Dytë Botërore për popullsinë japonezo-amerikane, për të vetmen arsye se shteti amerikan kishte merakun se ata mund të sabotonin dhe spiunonin në favor të vendit të origjinës së tyre. Por të paktën në këto kampe nuk kërkohej që shtresa minoritare japoneze në Amerikë të asgjesohej por thjeshtë të mbahej e veçuar deri në përfundim të luftës.

Gjithashtu, reservatet u bënë praktikisht kampe përqendrimi, dhe më vonë qendra reformimi për zhdukjen e kulturës të banorëve origjinal të Amerikës për t’i bërë ata “krishterë të mirë.” Edhe këtu kishte abuzime por të paktën nuk i donin banorët të vdekur.

Nga ana tjetër, ka pasur kampe komuniste përqendrimi ku, po ta gjeje veten brenda njërit nga ata, kjo ishte sepse ti shikoheshe si armik i revolucionit. Askujt nuk i binte ndërmend nëse ti dilje i gjallë prej atje, një qytetar i reformuar, apo edhe i vdekur në arkivol. Por e sigurtë ishte që po të dilje jashtë, ata do të siguroheshin që ti dije mirë ta shkruaje fjalën ‘Ideologji’, dhe të recitoje përmendësh disa nga shtyllat e marksizmit.

Por ama, kishte një lloj të veçantë kampesh përqendrimi të cilat i përkisnin ideologjisë më të ligë të të gjitha kohërave: ata në Gjermaninë Naziste. Nqs të duket se ata ishin për të përhapur ateizmin, mjafton të shikoje togzën e rripit të rojeve të burgut – God Mit Uns (Zoti me Ne).

Dhe perveçse po të ishe një roje e kampit, po të gjendeshe në ato kampe për çfarëdo lloj arsyeje tjetër, kjo ishte sepse nazistët merakoseshin tepër për ty nëse ishe i gjallë apo i vdekur, ndryshe nga gulagët komuniste të Bashkimit Sovietik. Veçanërisht, nazistëve iu duheshe i vdekur, vdekur, VDEKUR, për krimin e të qenët roma (evgjit), homoseksual, socialist, apo çifut.

Pra, nqs ty të duket se ka ndonjë ideologji tjetër më të ligë se kjo dhe që praktikohej në emër të Zotit, atëherë busulla jote e moralit është me të vërtetë e dreqosur.”

Anonim

“Ne nuk tolerojmë në radhët tona askënd që kritikon krishterimin. Lëvizja jonë është e krishterë.”

Adolf Hitler, më 27 Tetor 1928

“Mjafton të lexosh histori dhe do vëresh se Zoti ka qenë gjithnjë një nga shkaqet kryesore të vdekjes.” – George Carlin

Scroll to Top