Datimi Radiometrik: Saktësia e tij e Vërtetuar nga Biologjia

datimi i karbonit

Një nga mënyrat standarte është datimi i izotopit uranium-238 (U-238) i cili e ka gjysmë-jetën rreth 700 milionë vite (që do të thotë se mbas 700 miliona vitesh radioaktiviteti përgjysmohet) dhe që gjendet në mineralin e zakonshëm të quajtur zirkonium. Për artifakte të mëvonëshme, si psh Qefini i Torinos (Shroud of Turin) me të cilin mendohet se u mbështoll trupi i Jezusit, përdoret karboni-14 i cili e ka gjysmë-jetën rreth 5,730 vite. (‘Mendohet’ është fjala kyçe këtu sepse asgjë nuk është arritur të vërtetohet.)

Pse Evolucioni Është i Vërtetë, nga Jerry Coyne (Amazon affiliate link)

Si ndaj çdo gjëje tjetër shkencore që bie në kundërshti me besimet fetare, edhe kjo metodë shkencore ka pësuar të njëjtin fat me pretendimin e proponentëve të feve të ndryshme që e nxjerrin atë si të pasaktë. Sigurisht që ata janë krejt gabim në këto pretendimet e tyre, por nuk prish punë. Problemi është se, si për fat të keq të fetarëve, ka metoda të tjera me të cilat mund të verifikohet saktësia a datimit radiometrik. Një nga këto përdor biologjinë, dhe vjen nga një studim i koraleve nga John Wells, një profesor gjeolog, palenteologjist, dhe biolog tek Universiteti i Kornellit.

Datimi i radioizotopëve zbuloi se këto korale kishin jetuar gjatë periudhës Devoniane para rreth 380 miliona vitesh. Wells qe në gjendje të zbulonte kur këto korale kishin jetuar thjeshtë duke i studjuar ato. Për këtë ai përdori faktin e njohur që fërkimi i shkaktuar nga fenomeni baticë-zbaticë e ngadalëson rrotullimin e Tokës gradualisht. Çdo ditë, një rrotullim i Tokës merr paksa më gjatë se ditën e mëparshme, gjë që nuk vërehet sepse zgjatja e ditës ndodh me rreth 1.8 milisekonda në shekull.

Ngaqë rrugëtimi i Tokës rreth Diellit (viti) nuk ndryshon për nga zgjatja kohore, ky ngadalësim i rrotullimit të Tokës rreth boshtit të saj do të thotë se numri i ditëve brenda një viti sa vjen e ulet me kalimin e mijëvjeçarëve. Wells llogariti duke përdorur njohuritë nga datimi radiometrik që, kur këto korale kishin jetuar para 380 miliona vitesh, një vit duhet të kishte pasur rreth 396 ditë, dhe, si rrjedhojë, secila ditë duhej të ishte rreth 22 orë — [(365 ditë X 24)/396] = 22.12 orë.

Tani, nqs do kishte ndonjë mënyrë që vetë fosilet ta tregonin sa ishte kohëzgjatja e një dite kur ato ishin të gjalla, mund të verifikohej nëse ajo kohëzgjatje përputhej me 22 orëshin sipas datimit radiometrik.

Por është e ditur që koralet e tregojnë diçka të tillë sepse ndërsa rriten ato e regjistrojnë në trupin e tyre sa ditë kanë përjetuar gjatë një viti. Koralet e gjalla prodhojnë rrathë ditore dhe vjetore. Në specimenët e fosilizuar mund të shikohet sa rrathë ditore ndajnë vitin nga viti, dmth, sa ditë kishte në një vit në kohën kur korali ishte gjallë.

Kështu që, duke numëruar rrathët e koraleve të periudhës Devoniane, Wells gjeti se ato kishin përjetuar rreth 400 ditë në vit (datimi radiometrik e nxjerr diçka 396 ditë), që do të thotë se secila ditë kur koralet kishin jetuar ishte rreth 21.9 orë në gjatësi, që është një devijim krejt i vogël nga llogaritja 22-orëshe sipas datimit radiometrik.

Kjo llogaritje inteligjente nëpërmjet biologjisë na jep konfidencë të mëtejshme se datimi radiometrik është i saktë, dhe aq më tepër që kjo gjetje e shkatërron përfundimisht pretendimin që gjendet në Bibël që Toka është krijuar diku para 6 deri 12 mijë vitesh.

Shkëputur nga libri Pse Evolucioni Është i Vërtetë të Jerry Coyne

Christopher Hitchens mbi librin e Jerry Coyne

Kundërshtarëve injorantë të saj u pëlqen të thonë se evolucioni sipas përzgjedhjes natyrore është “vetëm një teori.” (Kjo është si ata e tregojnë injorancën e tyre.) Jerry Coyne e tregon me elegancë dhe me qetësi që është një hipotezë që është matur dhe u ka bërë ballë të gjitha testeve, prej nga ku është fuqizuar si një teori e mirëfilltë. Mundet edhe të thuhet se e ka meritën e shquar të konsiderohet si e vërtetë.

Të ngjashme