Embriologjia në Kuran: Jo Shkencore

“O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një kafshatë mishi, pjesërisht e formuardhe pjesërisht e paformuluar, në mënyrë që t’ju paraqesim fuqinë tonë. Ne ju përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej ju nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e thatë-të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.”

kurani përmbajtje shkencore
fazat e embrionit

Kuran Al-Hajj, Ayah 5

Tani, ç’është e vërteta, kjo versë është vështirë të kritikohet sepse as që po e merr mundimin të na paraqitet si diçka shkencore. Por, por, hadithi (https://sunnah.com/muslim/46) pastaj e shtjellon më gjatë këtë temë.

1. 40 ditë si një pikë sperme. GABIM!
2. Edhe 40 ditë të tjera si një mpiksje në formën e një ushujze. GABIM!
3. Edhe 40 ditë të tjera si një xhungë mishi. GABIM, KREJTËSISHT GABIM!
4. Një engjëll i cakton gjininë fëmijës? (Keni dëgjuar ndonjëherë për kromozomet?)

Ndërkohë, shikoni grafikun mëposhtë i cili i pasqyron saktë fazat embriologjike në bazë të mjekësisë moderne.

A ju duket se versat e Kuranit dhe të haditheve i afrohen ndokund këtij shpjegimi nga mjekësia?

As që mund të krahasohen.

Leje që mos të flasim pastaj për një nga komponentët më të rëndësishëm në krijimin e embrionit që është vezorja e femrës (ovum) e cila nuk përmendet askund në Kuran. E çuditshme se si Allahut të “Gjithëditur” i doli prej mendësh kjo gjë krejtësisht e parëndësishme!

Të gjitha këto janë kryesisht të huazuara nga literatura greke e asaj kohe si dhe disa vëzhgime që mund të beheshin krejt lehtë duke hapur barkun e një dhie apo lope shtatzënë.

Kaq është “shkenca” e Kuranit. Ju mund të besoni sa të doni, por ama vetëm shkencë mos e quani se nuk ka asnjë lidhje me shkencën. Dhe nuk është hoxha ai që merr pjesë në lindjen e foshnjeve duke u mbështetur në “mjekësinë” kuranore por gjinekologu mbasi ka studjuar mjekësinë moderne për vite me radhë.

Scroll to Top