George Carlin për punën e Zotit

Si shprehet George Carlin për punën e Zotit: “Diçka nuk është në rregull këtu. Luftë, sëmundje, vdekje, shkatërrim, uri, pisllëk, mjerim, torturë, krim, korrupsion… kjo nuk është një punë e mirë. Nëse kjo është më e mira që Zoti munder të bëjë, unë nuk ndjehem i impresionuar. Rezultate të tilla nuk i gjen në CV-në e një Qenieje Supreme. Ky është një lloj muti që mund të presësh vetëm nga një zyrtare e përkohëshme me një çehre tepër negative. Dhe që ta lëmë në mes nesh, në cilindo univers të menaxhuar disi mirë, ky tipi do kishte fluturuar me kohë në rrugë me gjithë atë bythën e tij fuqiplotë. Dhe arsyeja që them ky ‘ky tipi’, është sepse e them me bindje, duke parë këto lloj rezultatesh, që nqs ka një Zot, ai duhet të jetë një mashkull. Nuk ka femër që do t’i menderoste gjërat kaq keq. Kështu që, nëse ka një Zot, them se shumica e njerëzve të arsyeshëm do binin dakord që ai është të paktën jokompetent, dhe ndoshta, thjeshtë ndoshta, nuk i plas bytha… nuk i plas bytha, gjë që e admiroj tek një person dhe që do shpjegonte shumë nga këto rezultatet vërtetë të dobëta.” – George Carlin

George Carlin për punën e Zotit
George Carlin për punën e Zotit
Scroll to Top