Llogjika e mbulimit të grave në Islam

Gratë në Islam duhet të mbulohen sepse burrat nuk përmbahen dot dhe për këtë dobësi të burrave fajin e kanë gratë, sigurisht. Me të njëjtën llogjikë, nqs nuk e kyç derën e shtëpisë, hajduti ka të drejtë të futet brenda e të marrë ç’të dojë se fajin e ka i zoti që e la derën hapur.

Ajo që është akoma më interesante është se shpeshherë lexon komente në internet në lidhje me një femër kur ajo shikohet në foto si e pambuluar dhe më vonë e mbuluar. Komenti zakonisht është i tipit, “mashallah motra duket më e bukur e mbuluar”, që po ta mendosh pak, shkon kundër qëllimit të mbulimit si mënyrë për të promovuar modestinë që të mos tundohen meshkujt e huaj. Qesharake apo jo?

Grua Islamike
Grua Islamike
Scroll to Top