Hyrje

“Myslimanët duhet të shkruajnë një biografi të ndershme të Profetit që nuk i trembet të vërtetës, dhe aq më pak që nuk e mbulon atë me spërdredhime të pandershme me tallje ndaj studjuesve perëndimor.”

  • Ibn Warraq, 2000, f. 21

Aty nga fillimi i shekullit të shkuar, pati një interes në rritje ndërmjet studjuesve perëndimorë për të hetuar origjinën e Islamit dhe themeluesit të tij, Profetit Muhamet. Për këtë ata përdorën standartin më të lartë të studimeve historike të disponueshëm në atë kohë. Qëllimi i tyre ishte të mblidhnin informacion autentik për Muhametin dhe ngritjen e Islamit të hershëm duke i shkëputur me kujdes faktet nga fiktivja. Në një mënyrë, kërkimi mbi Muhametin u frymëzua nga një hetim i ngjashëm ndaj Krishterimit i bërë i famshëm nga libri i Albert Schweitzer “Kërkimi për Jezusin Historik.”

Të gjitha fetë përveç Islamit e kanë origjinën e tyre të mbuluar në mister. Islami, siç pati thënë Renan me shprehjen e tij të famshme, “(Islami) u lind në dritën e plotë të historisë” (cituar Warraq, 2000, f. 15), qëndron dukshëm dhe qartë përpara nesh.Ndryshe nga figurat fetare gjysmë-mitologjike si p.sh. Krishti, Buda, Adi Shankara apo Mahavira Jain, themeluesi i Islamit njihet mirë si çdo reformues tjetër shoqëror. Disa mijëra tregime të shkurtra për Muhametin janë mbledhur në Shahih Hadith.

E thënë kjo, megjithëse duket sikur do ishte më e lehtë të shkruhej një histori analitike e Islamit dhe themeluesit të tij, nuk është në fakt kështu. Siç komentoi Spencer (2006, f. 19), “Shumica e jo-myslimanëve perëndimor dinë pothuajse asgjë për Profetin e Islamit”, por pyetja shtrohet, “Sa praktikantë myslimanë e njohin mirë Profetin e tyre?” A është shkruar deri më sot një biografi e ndershme e Muhametit? Ka mjaft tradita të devotshme dhe jo-objektive të Muhametit të ruajtura nga komuniteti fetar mysliman, por ajo që mungon në ato është sinqeriteti. Edhe sot, shumë vepra në arabisht dhe gjuhë të tjera të zonave me shumicë myslimane dalin çdo vit duke e portretizuar Muhametin si një njeri i shenjtë, një vizionar dhe mrekullibërës. Por në realitet këto janë shumë larg nga e vërteta. Arsyeja që asnjë mysliman nuk mundet të shkruajë një biografi të ndershme të profetit është se ajo është një subjekt që është tepër tabu dhe, siç pati thënë Rodinson (1981, f. 24), “… lejohet vetëm kur shkruhet si një literaturë shfajësuesë dhe frymëzuese intelektualisht.” Prandaj, kërkimi historik objektiv mbi Muhametin ka kohë që ka qenë i invalidizuar nga rezistenca e shoqërive myslimane ndaj analizave perëndimore of traditave të tyre të shenjta dhe nga qasjet shfajësuese të shumë studjuesve perëndimor, të cilët e kompromisonin hetimin e tyre nga frika se mos ofendonin ndjenjat e myslimanëve.

Por në kohët e fundit, në sajë të autorëve perëndimor dhe ata ish-mysliman, një numër i madh i studimeve kërkimore u prodhua, disa nga të cilat mund të ofendojnë ndonjë lexues. Me ndihmën e këtyre studjuesve, ne mund t’i gjurmojmë ndryshimet në mendimet e Muhametit vit pas viti, veprimet e tij, arritjet e tija, jetën familjare, sjelljet jonormale seksuale, fuqitë dhe dobësitë e tij. Nqs i krahasojmë gjetjet tona me ato të zhvillimit modern të studimeve psikologjike, imazhi i Muhametit që del në pah është shumë larg asaj të një figure të shenjtë fetare por më tepër duket si një njeri i cili po vuante nga një sëmundje e rëndë mendore. Dhe nqs shkojmë edhe më tej në misterin e Allahut dhe me kujdes bëjmë dallimin ndërmjet supersticioneve dhe shkencës, na ngelet shumë pak dyshim se ishte kjo sëmundje e tij mendore dhe përvojet halluçinante që janë krejtësisht të përgjegjshme për krijimin e Allahut, Kuranit, dhe Islamit të marrë së bashku.

Series Navigation<< Demaskimi i Muhametit: Narcisisti Malignant dhe Iluzioni i Tij Madhështor Allah nga Sujit DasKapitulli 1: Vegimi i Një Profeti të Rremë >>
Scroll to Top