I Dashur Mysliman i Moderuar

Konflikti Izrael Palestinë
Konflikti Izrael Palestinë

Bota është në kaos dhe ka mbërritur një pikë në të cilën ju të gjithë nuk mundeni më të bëni një sy qorr dhe një vesh shurdh pavarësisht nëse ju intereson a jo.

Bota nuk po përballet me një incident të izoluar por po përballet me 44 mijë sulme terroriste të bëra nga ndjekësit e fesë islame në emër të besimit tuaj kundër miliona jo-myslimanëve në më shumë se 70 shtete vetëm gjatë 22 viteve të fundit. Kjo përkthehet në 2 mijë sulme në vit, 167 sulme në muaj, ose 5 sulme në ditë… gjatë 22 viteve të fundit.

Gjatë këtyre 22 viteve, e vetmja përgjigje nga shumica juaj për këto sulme ka qenë të fajsoni çifutët të cilët janë më pak se 0.2% e popullësisë së botës dhe që nuk kanë bërë ndonjëherë akte terroriste në ndonjë shtet tjetër gjatë këtyre 22 viteve. Ju gjithashtu keni fajësuar Amerikën, Evropën, të bardhët, pushtime fiktive… këdo dhe gjithçka përveç atyre që janë të përgjegjshëm për këto 44 mijë sulme terroriste kudo në botë në këto 22 vite.

Sulmet nuk janë thjeshtë vrasje rëndom apo grabitje bankash. Jo. Këto sulme kanë qenë ndër krimet më barbare kundër njerëzimit që bota ka dëshmuar ndonjëherë.

Islamikët po bëjnë hapur thirrje për luftë të shenjtë apo xhihad dhe gjenocid në emër të fesë së tyre. Nuk po e bëjnë këtë vetëm në vendet myslimane por edhe në Amerikë, Evropë, në çdo shtet dhe kontinet të botës, në rrugë me marshime urrejtjeje, në intervistat televizive, dhe në institucionet fetare.

Ata as që e fshehin këtë; ti je ai që e fsheh. Ti në mënyre aktive bën çfarëdo të jetë e mundur që të shmangesh nga të diskutuarit e krimeve dhe egërsisë më të madhe të bëra kundër qenieve të tjera njerëzore në emër të fesë tënde.

Dhe në vend që ta luftosh dhe ta zhdukësh nga bota radikalitetin, ti qëndron para zyrave të OKB-së dhe insiston që bota të sillet në një mënyrë të atillë që ti të mos ndjehesh si viktimë. Ti insiston që shtetet që janë sulmuar nga këto egërsira në emër të fesë tënde të mos mbrohen. Ti i hedh poshtë dhe i mohon të drejtat e viktimave të këtyre atrociteteve sepse për ty është më e lehtë të jetosh në iluzion. Ti nxjerr çdo justifikim për mohimet që bën dhe insiston që ndjenjat tuaja të merren seriozisht ndërkohë që ti injoron ndjenjat e atyre që jetojnë me frikë dhe me zemërim ndaj asaj që shohin me sytë e tyre.

Mbas 7 Tetorit, bota jo vetëm ka hedhur dritë mbi fenë tënde dhe e ka vendosur atë nën mikroskop por edhe ka ngritur zërin e saj të zemëruar ndaj asaj që moskuptimi dhe mosveprimi yt po i shkakton njerëzimit.

Nuk mundet të ketë më justifikime apo mosveprime dhe as çjerrje për islamofobi. Është një absurditet. Ka ardhur koha që ti të bësh zgjedhjen e dhembshme e ta shohësh në sy shkakun e vetëm të urrejtjes që shikojmë sot kudo në botë. Nuk mundesh më të fajësosh një nga shtetet më të vogla në botë për veprimet e njerëzve të tuaj në shtete që nuk kanë asnjë lidhje me këto çështje. Nuk duhet të ketë më vonesa për këtë, as justifikime, dhe as mohime.

Po, jam çifute. Por nuk jam armiku yt thjeshtë pse nuk të pëlqej. Jam armiku yt sepse ti e lejon vrasjen e njerëzve të mi duke mashtruar sikur është faji ynë. Jam armiku yt sepse ti më do të vdekur. Jam armiku yt sepse ti me vullnetin tënd zgjedh të lejosh që bota ime dhe e 6 miliardë njerëzve të tjerë të cilët nuk duan të ketë më atrocitete ndaj tyre të vazhdojë të jetë e zhytur në rrëmujë. Ti po krijon një botë urrejtjeje sepse ju të moderuarit vazhdoni të jeni i vetmi grup që nuk pranon të ngrihet në këmbë kundër atyre në mesin tuaj që po i bëjnë këto krime ndaj njerëzimit.

Unë jam një grua, një nënë, në jetime, dhe një qenie njerëzore që po përgjerohem ndaj të gjithëve ju vëllezërve dhe motrave tona që të mos e lejoni këtë gjë të vazhdojë më tej. Vetëm ju mund ta përfundoni këtë për hatër të gjithë njerëzimit.

Prandaj, ju lutem. Bëjeni.

Me sinqeritet,

Njerëzimi.

(Anonim)

Të ngjashme