Injoranca dhe Inteligjenca: Mësimi nga Fabula e Ezopit

I thotë gomari luanit: “Bari është blu.”

Luani ja kthen: “Jo, bari është i gjelbër.”

Nxehet debati dhe të dy vendosin ta dërgojnë çështjen për arbitrim dhe kështu i afrohen mbretit.

Ndërkohë që i afrohen mbretit të ulur në fron, gomari fillon e pëllet: “Madhështia Juaj, a nuk është e vërtetë që bari është blu?”

Kur INJORANCA pëllet
Injoranca pëllet

Mbreti i përgjigjet: “Nqs ti ashtu e beson, atëherë bari është blu.”

Gomari afrohet gjithë eksitim dhe thotë: “Luani këtu nuk është dakord me mua, më kundërshton dhe më bezdis me këtë mosbesimin e tij. Të lutem dënoje.”

Atëherë mbreti deklaron: “Luani të ndëshkohet me tri ditë heshtje.”

Gomari fillon e hidhet përpjetë nga gëzimi dhe largohet duke pëllitur, “Bari është blu, bari është blu.”

Luani i mërzitur ankohet: “Madhështia Juaj, pse më dënuat për këtë? Edhe ju e dini që bari është i gjelbër.”

Mbreti ja kthen: “Po edhe ti e di dhe e ke parë që bari është i gjelbër.”

Luani i thotë: “Po pse atëherë më ndëshkuat mua?”

Mbreti i përgjigjet: “Sepse kjo çështje nuk ka të bëjë aspak me a është bari blu apo i gjelbër. Ndëshkimin e ke sepse është degraduese për një krijesë të guximshme dhe inteligjente si ti të shkojë kohën dëm duke debatuar me një gomar. Dhe mbi të gjitha, ti erdhe e më bezdise edhe mua me atë pyetje sa për të konfirmuar diçka që edhe vetë e dije se është e vërtetë.”

Disa njerëz thjeshtë nuk duan t’ja dinë për fakte. Çfarëdo t’u paraqesësh atyre, ata përsëri ngulin këmbë në absurditetet dhe iluzionet e tyre. Ata nuk kanë interes të mësojnë diçka që nuk dinë por të fitojnë debatin me çdo kusht edhe pse nuk e kanë idenë më të vogël për ato që po flasin.

Kur INJORANCA pëllet, INTELIGJENCA vazhdon rrugën.

Të ngjashme