Islami dhe Paqja sipas Sam Harris
A është Islami një fe e paqes?
Sam Harris e shpjegon mjaft mirë.
“Shfajsuesit islamikë mundohen t’ua hedhin fajin ekstremistëve që gjoja e keq interpretojnë Kuranin. Por ja ta shikojmë pak diçka të tillë.
Ekziston një fe që quhet Jainizëm, anëtarët e së cilës praktikojnë paqen në mënyrën më ekstreme të mundshme. Në fakt, sa më i çmendur të bëhesh si një jainist, aq më pak do na duhet të shqetësohemi për ty.
Jainistët ekstremistë nuk i heqin dot sytë nga toka ku shkelin që të mos vrasin ndonjë milingonë a tjetër insekt. Madje edhe ujin e pijnë duke e filtruar me garzë që të mos kapërdijnë pa dashje dhe kështu të vrasin ndonjë mizë të vogël. Nuk është nevoja të thuhet që të gjithë janë vegjetarianë.
Pra, është e qartë që ekstremizmi në vetvete nuk përbën problem. Ajo që del e qartë është se i vetmi problem me themeltarët (fondamentalistët apo ekstremistët) islamikë janë themelet e Islamit.
Shfajsuesve u duhet të bëjnë akrobacira intelektuale që të mundohen të shpjegojnë pse tipa si Bin Laden, Mulla Omar, e të tjerë ekstremistë, e keqkuptojnë atë që shkruhet në Kuran. Por, nqs këta do ishin pjesëtarë të fesë jainiste apo budiste do ishte krejt i qartë shtrembërimi që ata i bëjnë librave fetarë sepse ato dy besime nuk flasin askund për dhunë. Nuk do ishte aspak e nevojshme të sqarohej duke përmendur shkëputjen nga konteksti apo përkthimin e keq që i bëhet skripturave të shenjta.
Fakti që shfajsuesve islamikë u duhet të këpusin mish duke sqaruar interpretimin e gabuar të Kuranit nga ekstremistët tregon që Islami thjeshtë nuk mund të quhet një fe e paqes. Nqs Islami do ishte me të vërtetë një fe e paqes, ekstremistët e saj do ishin ekstremisht paqësor, njësoj si jainistët apo budistët.
Islami në themel të tij ka dhunën dhe terrorin dhe si rrjedhojë praktikimi i përpiktë i kësaj ideologjie precipiton në mënyrë të pashmangshme drejt dhunës e terrorit.”