A e ndau Muhameti Hënën në dysh?
Kur NASA zbriti në Hënë, astronautët vunë re një vijë përmes saj të cilën besimtarët myslimanë e besojnë të jetë shkaktuar nga ndarja që i bëri Muhameti me shpatë. Por NASA e di shumë mirë që kjo është shenja që la litari i Nastradinit. Kur ai pa që Hëna kishte rënë në pus, u përpoq ta nxirrte që andej bashkë me gruan poë iu këput litari dhe si rrjedhojë ngeli kjo shenja. Lajmi i mirë i kësaj ngjarjeje është se kur Nastradini ngriti kokën pa se Hëna ishte përsëri në qiell dhe thërriti i gëzuar: “Hajt mirë se unë u dërmova, por të paktën Hënën e dergova përsëri atje ku i takon të jetë.”