Pse Zoti nuk e vret Satanin?

Zoti nuk e vret satanin
Tomi nuk e kap Xherrin

Një analogji e mundshme për të kuptuar arsyen pse Zoti nuk e vret Satanin mund të jetë ajo e shfaqjes animuese “Tom dhe Xherri”, ku Tom nuk e kap kurrë Xherrin, sepse nëse do të ndodhte kjo, shfaqja do të mbaronte. Analogjia e propozuar sugjeron që, nëse Zoti do të vriste Satanin, premisa e mëkatit dhe së keqes në botë do të zhdukej, dhe nuk do të kishte më nevojë për kishat dhe institucionet e tjera fetare.

Një analizë e besimeve fetare të dualitetit dhe nevojës së tyre për dramë të vazhdueshme zbulon aspekte të rëndësishme të mënyrës se si ne i kuptojmë dhe i interpretojmë këto besime. Besimi në dualitetin e të mirës dhe të keqes, Zotit dhe Satanit, është pjesë e shumë traditave fetare. Në disa besime, ky dualitet ka një rol të rëndësishëm në krijimin e një strukture për adhuruesit dhe ofron një mënyrë për të kuptuar botën nëpërmjet një lenteje morale. Sipas kësaj qasjeje, e mira dhe e keqja janë dy forca të kundërta që përballen me njëra-tjetrën, dhe kjo përballje është thelbi i mësimeve morale dhe etike.

Sipas analogjisë së mësipërne, Satanin mund ta shohim si karakterin negativ që sfidon karakterin pozitiv (Zotin), duke krijuar një konflikt që e mban të gjallë këtë histori. Nëse ky konflikt do të mbaronte, besimet fetare të bazuar në këtë dualitet do të humbnin një pjesë të rëndësishme të kuptimit të tyre. Nevoja për një dramë të vazhdueshme është këtu një mekanizëm i mbijetesës, një mënyrë për të mbajtur të interesuar dhe të angazhuar adhuruesit.

Por le ta thellojmë këtë pikë. Këtë dualitet mund ta shohim si një mënyrë për të stimuluar një proces të vazhdueshëm të përballjes dhe reflektimit. Është një mënyrë për t’u marrë me dilemat morale dhe etike të jetës së përditshme. Nëse nuk ka sfida, konflikte, ose të keqe, atëherë nuk ka asnjë nevojë për mirësi, apo zgjidhje, apo përparim. Ky dualitet, në njëfarë mënyre, është motorri i ndryshimit dhe rritjes së brendshme.

Është e rëndësishme të përmendet se ky dualitet, dhe drama e vazhdueshme që ai prodhon, nuk duhet të interpretohet thjeshtë si një mënyrë për të mbajtur institucionet fetare në fuqi, edhe pse kjo gjë mund të jetë një efekt anësor i këtij koncepti. Në vend të kësaj, konceptin e dualizmit duhet më shumë ta shikojmë si një mënyrë për të stimuluar ndërgjegjen dhe reflektimin mbi të mirën dhe të keqen, si dhe për të ndihmuar njerëzit të kuptojnë dhe të përballen me sfidat e jetës.

Pra, ndërkohë që analogjia e Tom dhe Xherri qëndron për sa u përket besimeve fetare të cilëve u duhet vazhdimisht një burim drame për ta mbajtur shfaqejn të ndezur, ne mund të zgjedhim e ta shikojmë atë nën dritën pozitive të nevojës konstante të ndryshimit për mirë në mënyrë që të fitojmë mbi të keqen dhe “Satanët” e shumtë figurativë që hasim në jetën tonë.

Scroll to Top