Pse interpretimi i librave fetar është krejt absurd?

interpretimi i librave fetar
Interpretimi i librave fetar

Sikur dikush të mos dinte asgjë nga shkenca, dmth asgjë prej gjëje… psh një njeri i rritur në pyll dhe i mësuar vetëm ato që shkruhen në Bibël apo Kuran. Sikur ta pyesje atë në lidhje me botën natyrore sipas Biblës, çfarë mendon se ai do thoshte?

Epo sigurisht që ai duke iu referuar Zanafillës në Bibël, që është një renditje e krijimit të botës, ai do thoshte që gjithçka u krijua në 6 ditë. Gjithashtu, ai do thoshte se do vijë dita kur yjet do bien në tokë dhe atë ditë bota do marrë fund.

Vetëm kaq po të thoshte ai njeri dhe do ishte e qartë që ai nuk e ka idenë më të vogël për mënyrën si funksionon bota natyrore. Tani, ajo që ndodh është se, duke pasur njohuri shkencore në lidhje me krijimin e universit, besimtarët kthehen tek librat e tyre dhe mundohen të gjejnë një interpretim tjetër të atyre që janë shkruar aty në mënyrë që të justifikojnë besimin e tyre. Atëherë ata fillojnë e thonë, “epo, nuk donte të thoshte këtë, por e kishte me këtë kuptim.”

Gjithnjë, vetëm pasi shkenca i jep përgjigje shumë dukurive natyrore ngrihen besimtarët e kërkojnë për “interpretime” të tjera në librat e tyre të magjikshëm, asnjëherë përpara se shkenca ta thotë fjalën e saj.

Kaq mjafton për të kuptuar se feja nuk është asgjë tjetër veçse një sistem politik i njerëzve të sapo dalë nga shpellat dhe se nuk ka asnjë lidhje me njohuritë e dala nga shkenca moderne.

Scroll to Top