|

George Carlin: Puna e Zotit

Puna e Zotit
Puna e Zotit

“Diçka nuk është në rregull këtu. Luftë, sëmundje, vdekje, shkatërrim, uri, pisllëk, mjerim, torturë, krim, korrupsion… kjo nuk është një punë e mirë.

Nëse kjo është më e mira që Zoti mund të bëjë, unë nuk jam i impresionuar. Rezultate të tilla nuk i gjen në CV-në e një qenieje supreme. Ky është një lloj qelbësirllëku që mund të presësh vetëm nga një punonjëse zyre me kohë të pjesshme që ka një çehre tepër negative.

Dhe në mes teje e meje, në cilindo univers të menaxhuar disi mirë, ky tipi do kishte fluturuar me kohë në rrugë me gjithë atë bythën e tij të plotfuqishme. Dhe arsyeja që them ky tipi është sepse, dhe e them me bindje, duke parë këto lloj rezultatesh, që nqs ka një Zot, ai duhet të jetë një mashkull. Nuk ka femër që do i menderoste gjërat kaq keq.

Kështu që, nëse ka një Zot, them se shumica e njerëzve të arsyeshëm do binin dakord që ai është të paktën inkompetent, dhe ndoshta, thjeshtë ndoshta, nuk i plas fare… nuk i plas fare… gjë që e admiroj tek një person dhe që do shpjegonte shumë nga këto rezultatet vërtetë të dobëta.” – George Carlin

Të ngjashme