Shkenca dhe Feja: Një Analizë e Të Njohurave dhe Të Panjohurave

“Ka të njohura të njohura. Këto janë gjëra që e dimë se i dimë. Ka të panjohura të njohura. Që do të thotë, ka gjëra që e dimë se nuk i dimë. Por ka edhe të panjohura të panjohura. Këto janë gjëra të cilat nuk e dimë se nuk i dimë.” – Donald Rumsfeld

Të njohura të njohura dhe të panjohura
Të njohura të njohura dhe të panjohura

1. Të njohura të njohura – të vizatosh formën e një katrori të cilën të gjithë dimë ta bejmë.
2. Të panjohura të njohura – operacion truri, programim kompjuteri, etj., i dimë që bëhen por që shumë nga ne nuk dimë t’i bëjmë.
3. Të panjohura të panjohura – gjëra që nuk e kemi idenë se ekzistojnë. Ka krijesa të pazbuluara në oqean që as nuk e kemi idenë më të vogël se ekzistojnë.

Skaji i Njohurisë: Misteret e Pazgjidhura të Kozmosit, nga Lawrence Krauss

Shkenca bën pjesë tek 1 dhe 2, por sa për 3 shkencëtarët janë të vetëdijshëm që kjo është një pikë qorre e tyre, se ka gjëra që ekzistojnë por që ata nuk kanë idenë më të vogël në lidhje me ekzistencën e tyre.

Në anën tjetër kemi njohuritë fetare të cilat bëjnë pjesë tek të treja ato kategori. Për fetarët nuk ka asgjë që nuk dihet. Dy të parat janë të kuptueshme, ndërsa për të tretën përgjigja është gjithnjë e njëjtë:

E krijoi zoti. Ç’na duhet t’i zbulojmë? Zoti i krijoi të gjitha dhe shpjegimin e ka ai. Kush e krijoi universin? Zoti. Kush e vendosi njeriun mbi Tokë? Zoti edhe atë. Çfarëdo që nuk e dimë, Zoti e ka krijuar. Të gjitha u shkruan nga vetë zoti para 1500-2000 vitesh tek ata librat “e shenjtë” të cilët kanë përgjigjet për të gjitha pyetjet që mund të na lindin.

Dikur i binim në qafë zotit për shumë fenomene natyrore si rrufeja, vullkanet, tërmetet, meteorët, etj., por fatmirësisht i kemi tërhequr ato akuza para se Zoti ta merrte vesh dhe të na ndëshkonte.

Çdo gjë që feja nuk shpjegon dot e ka bërë zoti derisa atë ta shpjegojë shkenca. Kështu luhet tenisi pa rrjetë. A nuk del e qartë se zoti është pjellë e injorancës njerëzore në lidhje me gjithçka që njerëzit nuk kuptojnë? A nuk del e qartë se përgjigja “e ka bërë zoti” nuk na lejon të gjejmë përgjigjen e vërtetë?

Ky është edhe thelbi pse themi që feja është helm për njerëzimin, sepse e pengon atë të gjejë përgjigjet ndaj të panjohurave të shumta. Sot, në shumë vende ku shteti është i ndarë nga feja, fetarët hiqen si tolerantë. Por mos harroni se në të kaluarën jo fort të largët shumë njerëz që kërkonin të dinin më shumë nga ato që shkruheshin në librat e shenjtë digjeshin të gjallë në turrën e druve. Kurse sot fetarët kanë guximin të ankohen se gjoja ateistët u vrasin ndjenjat atyre.

Shekulli XVII, Ateistët: mos na digjni të gjallë.

Shekulli XXI, Fetarët: mos na kritikoni.

Feja është një parazit i trurit që ushqehet nga bartësi duke ja ndryshuar trurit përbërjen kimike dhe në këtë mënyrë duke kushtëzuar sjelljen e viktimës. Feja është rreziku më i madh që i kërcënohet njerëzimit.

Një diçka tjetër duhet të kemi parasysh që ndërkohë që fetarët janë shumë të zënë duke u munduar të shpjegojnë vdekjen dhe jetën në parajsë, shkencëtarët as që lodhen për këtë sepse janë shumë të zënë duke u munduar të zgjasin jetën në Tokë.

Të ngjashme