1.2 Turpi i Vargjeve Satanike

Burime tradicionale Islamike e pranojnë se Muhameti u frymëzua një herë nga Satani për të futur disa vargje në Kuran.

Kur Muhameti filloi të predikonte në Mekë, ai mendoi se mekanët do e pranonin fenë e tij. Por mekanëve as që ja u shkrepte ndopak. Kjo e zemëroi Muhametin dhe ai filloi ti ngacmonte ata për vite me radhë duke ua ofenduar besimin dhe zotërat e tyre. Mekanët refuzonin çdo lloj ndërveprimi me atë dhe ndjekësit e tij. Në fund, që t’i merrte mekanët me të mirë, Muhameti recitoi këto vargje nga Kurani:

“Pa dyshim, ai pa një ndër shenjat më të mëdha të Zotit të tij. A keni parë Latën dhe Uzzanë? Edhe tjetrën, Menatën (pra), të tretën?” (Kuran 53: 19 – 21)

Lata, Uzzai dhe Menata ishin disa nga idolët e zonës që adhuroheshin në Mekë. Më përpara, Muhameti kishte folur kundër tyre në ato predikimet e tij monoteiste, por tani ai recitonte se lutjet e tyre tani ishin pranuar. Kjo i kënaqi mekanët pa masë dhe pak më pas bojkoti u mbyll.

Mirëpo, shumë shpejt Muhameti e kuptoi se duke i pranuar idolët e lokalëve ai kishte bërë një gabim trashanik. Ai e kishte minuar pozitën e tij si i vetmi ndërmjetës në mes Allahut dhe njerëzve dhe në këtë mënyrë ai e kishte bërë fenë e tij të re të padallueshme me besimet pagane duke ia hequr vlerën.Kështu që ai u tërhoq dhe tha se dy versat ishin satanike të frymëzuara nga Luciferi. Ky ishte momenti më turpërues për Muhametin.

Islami i asaj kohe u shkërmoq si pasojë e zhytjes së profetit të tij në satanizëm. Muhameti deshpërimisht u përpoq ta rregullonte punën e vargjeve satanike dhe recitoi këto vargje më pas.

“Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës). Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk tjetër pos djallit plot sherr.” (Kuran 4:116)

Dhe më pas, vargjet që kanë lidhje me këtë u ndryshuan gjithashtu në formën e tyre të fundit siç gjenden sot në Kuran.

“Vallë, për ju paska djem dhe për Të paska vajza?! E po kjo qenka një ndarje e padrejtë!” (Kuran 53:19-22)

Shumë nga ndjekësit e Muhametit u larguan nga ai për shkak të kësaj duke e kuptuar se ai po e sajonte Kuranin. (Sina, 2008, f. 16). Muhametit iu desh të largohej nga Meka me turp. Turpi i humbjes ishte kaq i madh saqë Muhametit dhe Abu Bakrit iu desh të dilnin nga dritarja. Rrugës për në dalje të fshatit, të dy u fshehën në një shpellë nga frika se mos i gjenin mekanët. (Winn, 2004, f. 587).

Kur i Dërguari vendosi të largohej, ai shkoi tek Bakr dhe të dy u larguan nga një dritare mbrapa shtëpisë së Bakr dhe pastuj shkuan tek një shpellë në Thawr, një mal poshtë Mekës.” (Ishaq: 223)

I Dërguari u kthyer në Mekë dhe pa që njerëzit e tij ishin të vendosur ta kundërshtonin dhe ta braktisnin fenë e tij, përveç disa njerëzve të dobët që i besonin atij.” (Tabari: VI.118)

Mirëpo, pas kësaj gafe Muhameti u tregua më i kujdesshëm të mos e përsëriste atë gabim me të cilin duket se nguli një gozhdë në arkivolin e tij profetik.

Myslimanët nuk ishin aspak mirë me episodin e vargjeve satanike gjë e cila kishte qenë subjekt i një kontroversiteti të hidhët dhe të pafund (Walker, 2002, f. 111). Por nqs do besojmë burimet autentike myslimane, nuk ka arsye për ta hedhur poshtë këtë rast. Ky incident u shënua nga myslimanë të përkushtuar si Al-Wikidi, Al-Yamakshari, Al-Baydawi, Al-Tabari, Ibn Ishaq, Ibn Hisham, Ibn Sa’d dhe Bukhari. Është e pamendueshme se një ngjarje e tillë do kishte qenë e sajuar nga të gjithë ata. Ndërkohë që ky rast ishte i mirëdokumentuar në burimet islamike, udhëheqësit e sotëm islamikë rrallë u thonë myslimanëve për këtë apo publikut në përgjithësi.

Ne mund të nxjerrim tre konkluzione në lidhje me incidentin e vargjeve satanike.

Së pari, një varg Kuranor mund të modifikohet apo fshihet në një datë të mëvonë.

Së dyti, kjo hedh një hije mbi vërtetësinë e deklaratës së Muhametit se ai është i dërguari i Zotit.

Së fundmi, Satani vërteton se Kurani nuk është një mrekulli siç vetëshpallet. Kurani sfidon duke shkruajtur, “Sill një sure si të atij” (Kuran 2:23) dhe Satani e pranoi sfidën dhe bëri pikërisht atë gjë. A planifikoi Muhameti një rreng që të fitonte zemrat e mekanëve apo ishte ndërgjegja e tij ajo që i sugjeroi një formulë të sigurtë që jepte një rrugë praktike për tek unanimiteti? Një përgjigje të tillë do e kërkoj në kapitujt në vazhdim.

Series Navigation<< Kapitulli 1: Vegimi i Një Profeti të Rremë1.3 Burimet Tradicionale >>

Të ngjashme