Zoti ekziston për të përmbushur dëshirat e tua?
Narcizizmi është një trajtë e personalitetit që karakterizohet nga një ndjenjë e tepruar e rëndësisë ndaj vetvetes, mungesa e interesimit për të tjerët, dhe një nevojë e madhe për admirim, dhe kur vihet në kontekstin e besimit fetar, ky mund të quhet një “narcizizëm fetar”.
Shembulli ku individët mendojnë se Zoti i ka shpëtuar ata personalisht nga një fatkeqësi ndërkohë që të tjerët nuk janë aq me fat, mund të konsiderohet si një formë e narcizizmit fetar. Në këtë rast, individët mendojnë se janë aq të rëndësishëm sa që Zoti ndërhyri personalisht në jetën e tyre për t’i shpëtuar, por me shumë të tjerë që vdesin nga të njëjtat shkaqe sikur nuk e mori mundimin. Kjo mendësi tregon një mungesë ndjeshmërie dhe empatie ndaj të tjerëve, dhe një ndjenjë të tepruar të rëndësisë vetjake.
Prandaj, herën tjetër kur të të ndodhë diçka e mirë në jetë, mos u ngut të mendosh se dikush atje sipër mendoi për ty sepse je i veçantë apo i rëndësishëm në krahasim me të tjerët. Falendëro fatin më mirë, por ki parasysh se fati shkon dhe vjen. Më e mira e mundshme është të pranosh si të mirat ashtu të këqijat në jetë, dhe të shfaqësh një ndjenjë gëzimi apo empatie kur këto u bien të tjerëve.