Njerëzit janë përgjegjësit, jo Zoti që nuk ekziston

“Nëse ka një Zot, atij do i duhet të më lutet që ta fal.”

E mbishkruar nga një i burgosur çifut në një nga kampet naziste të përqendrimit

Të burgosur çifutë në kampet e përqendrimit naziste
Të burgosur çifutë në kampet e përqendrimit naziste

Kjo është në fakt një shprehje prekëse që ka të bëjë me pafuqinë apo mungesën e vullnetit të zotit për të ndihmuar ata që gjoja kanë qenë historikisht njerëzit e tij.

Historia biblike e largimit të hebrenjve nga Egjipti dhe vendosjes së tyre në Tokën e Premtuar tregohet si një shembull i Zotit që i ndihmon njerëzit e tij të zgjedhur. Megjithatë, mijëra vite më pas arriti të ndodhte Holokausti, një ngjarje vërtetë e tmerrshme dhe aq më tepër në një periudhë të historisë njerëzore që është shumë më e afërt me ne. Vuajtjet e tmerrshme që çifutët përjetuan gjatë Holokaustit e bën shumë të vështirë të besohet se Zoti pati ndonjëfar ndikimi në këto dy ngjarje.

Absurditeti qëndron në idenë se një Zot i dashur dhe i gjithëfuqishëm do e ndihmonte popullin e tij të zgjedhur për të arritur në Tokën e Premtuar, vetëm për ta lënë atë më pas në baltë gjatë Holokaustit. Kjo paraqet një kundërshti të fortë dhe shumë njerëz me të drejtë pyesin se si mund të jetë e mundur një gjë e tillë.

Ky argument i përdorur nga disa skeptikë është në të vërtetë një tjetër formë e pyetjes teologjike të vjetër: “Pse lejon Zoti të ndodhin të këqijat në botë?” Kjo është një çështje me të cilën janë përballur shumë teologë dhe filozofë ndër shekuj dhe akoma debatojnë mbi një shpjegim të mundshëm.

Një argument që shtrohet këtu është se, nëse një Zot ekziston, atëherë, përse ai nuk ndërhyn për të ndaluar të keqen apo të këqijat që ndodhin në botë? Përgjigja e shumë besimtarëve është se Zot i ka lënë njerëzit me liri të plotë për të zgjedhur, dhe se shumë prej të keqijave në botë janë rezultat i veprimeve të njerëzve, jo i Zotit. Sigurisht që ky është një dështim i madh logjike sepse secili nga ne presupozohet të ketë një destin të caktuar në jetë sipas planit të përsosur të Zotit. Pra, nqs ne jemi të destinuar apo programuar të bëjmë ato që bëjmë në jetë, pse na atributohen neve ato veprime dhe jo Zotit?

Sigurisht që çdo e mirë apo e keqe në jetë na vjen nga njerëzit, dhe shpeshherë thjeshtë nga bota natyrore që na rrethon, por asnjëherë nga Zoti sepse diçka që nuk ekziston nuk ka forcë të bëjë asgjë.

Të ngjashme